Tirana

'Një park i pastër dhe ekosistem i shëndetshëm'/ Pastrohet uji i liqenit artificial

24 Maj 2019, 13:41| Përditesimi: 24 Maj 2019, 13:44

  • Share

Një vit më parë liqeni i Tiranës mori flamurin e bardhë për pastërtinë e ujit nga Organizata Ndërkombëtare ‘White Flag’. Dhe besimin e dhënë për këtë vlerësim Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit thonë se janë përpjekur ta justifikojë çdo ditë duke u përpjekur që ta mbajnë atë çdo ditë të pastër.

Nuk bëhet fjalë vetëm për pastrimin e mbeturinave urbane, por edhe pastrimin e pasqyrës ujore nga barishtet dhe algat, por edhe nga mbetjet joorganike, duke përmirësuar ekosistemin për peshqit, shpendët e gjallesat ujore.

Sipas njoftimit, prej disa ditësh punonjësit e APR-së kanë nisur punën me anë të një makinerie të posaçme për heqjen e çdo papastërtie në brendësi të liqenit, përfshi edhe barërat. Vet kreu i Bashkisë së Tiranës në një postim në rrjetet sociale thekson se kjo do të sjellë dhe një ekosistem më të shëndetshëm.

“Mirëmëngjesi Tirana! Rrezet e para të diellit i gjetën kolegët duke pastruar liqenin nga barishtet dhe algat. Kështu jo vetëm kemi një liqen më të pastër, por edhe një ekosistem të shëndetshëm për peshqit e shpendët e parkut”, - shkruan Veliaj.

Komento

Komente

  • Tani: 25/05/2019 01:48

    PO UJRAT E ZEZA TE PALLATEVE MBRAPA LIQENIT KU DERDHEN????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?