Politikë

‘Një për të gjithë e të gjithë për një’, nga fjalët e ngrohta të nënës së tij, Anetës dhe të Lindës, tek kujtimet e karrierës së tij politike, Rama publikon videon

23 Prill 2021, 09:00| Përditesimi: 23 Prill 2021, 09:17

  • Share

Kryeministri Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video të veçantë të jetës dhe karrierës së tij politike.

Gjatë videos me fjalët më të ngrohta dhe të sinqerta paraqitet nëna e kryeministrit, Aneta, e cila shprehet se me vullnetin e tij është i vetmi që mund të çojë vendin përpara.

“Ka edhe forcën edhe vullnetin që të çojë këtë vend përpara. Edi është djalë që do të dëshironte çdo nënë të kishte”, tha nëna e tij.

 “Ajo që më tërheq nga Edi është ndjeshmëria”, shprehet bashkëshortja e Ramës, Linda në video.

Në videon shfaqe deklarata dhe qëndrimet e kryeministrit gjatë momenteve më të rëndësishme dhe kulminante politike të Shqipërisë.

Hapat e parë të karrierës së tij të gjatë politike i ka bërë duke qenë ministër i Kulturës nga viti 1998-2000. Me angazhimin e tij Rama arriti që në vitin 2001 të zgjidhej për t’i shërbyer vendit të tij të lindjes, Tiranës, si kryetar Bashkie deri në 2011 ku njëkohësisht prej vitit 2009 u vu edhe ne krye të partisë me të cilën nisi gjithçka, Partisë Socialiste.

Edi Rama është zgjedhur për herë të parë kryeministër në vitin 2013 dhe mban këtë detyrë prej 8 vitesh tashmë.

Në videon e publikuar janë paraqitur edhe momente nga 2 vite më parë ku vendi ynë është goditur nga tërmeti më fatal i viteve të fundit, ku njerëz humbën jetën nën rrënoja dhe dëmet materiale ishin të shumta.

Por si pas çdo situate të vështirë gjithmonë dielli gjen hapësirën e tij për të ndritur mbi kokat tona.

“Çdo krizë është një mundësi. E dija që duhej me patjetër ta shndërronim këtë fatkeqësi në një fillim të ri, në një fillim të mbarë, në një perspektivë të re për mijëra e mijëra familje, për më të rinjtë dhe fëmijët e tyre, për Shqipërinë”, thotë Rama.

Nuk mjaftonte tërmeti, por 1 vit e gjysmë më parë pandemia e COVID-19, pushtoi të gjithë botën.

Pjesë e këtij mini dokumentari është edhe procesi vaksinimit masiv që është shtrirë në të gjithë vendin, kundër armikut të padukshëm, COVID-19.

Kryeministri Rama ka përdorur në video këngë të ndryshme, mirëpo kënga e reperit Noizy, ‘Flas gjuhën e kampionit’ është ajo që Rama zgjodhi në momentin ku u bë e ditur se do të ndërtohet arena kombëtare të futbollit në Tiranë.

“Një për të gjithë dhe të gjithë për një, si një familje, të bashkuar, për Shqipërinë”, shprehet Rama në fund.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?