Një performancë artistike, për luftën kundër dhunës seksuale, nga Ema Andrea

11 Qershor 2020, 16:49| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 16:58

  • Share

Debati edhe lufta kundër dhunës seksuale duhet që të mbahet gjallë përmes gjuhës së artit. Kjo është iniciativa e regjisores dhe aktores Ema Andrea përmes së cilës u bën ftesë artistëve të gjithë të të zhanreve, që t’i bashkohen në këtë performancë artistike për të mbajtur gjallë debatin dhe luftën kundër dhunës seksuale.   

“Bëra një ftesë të hapur, sepse nuk do të doja që fillimi i protestës të ndalonte, por përse jo të vazhdojë edhe nga artistët, secili në mënyrën e vet. Një performancë artistike në formë proteste për problemin social që po ngrihet aktualisht. Edhe duke njohur forcën që ka arti mendoj se ne e kemi për detyrë duke respektuar edhe rregullat e distancës”, thotë regjisorja Andrea.

Për Andrean,  është shumë e rëndësishme, që në të ardhmen të rriten qytetarë të pavarur në vendin tonë. Ndërsa, mendon se gruaja është zhvilluar më shumë sesa burrat, sa i përket mendësisë

“Për mua modeli i një gruaje është model i një qytetari, i një gruaje të pavarur që del nga steriotipet, që s’ka turp apo frikë që të jetë vetvetja. Ende ekziston streiotipi i nënës së mirë edhe të keqe, etiketimet e moralshme edhe false. Ekziston ende mendimi i gruas së mirë edhe të lehtë, por mendoj se gruaja është zhvilluar. Nuk jam e sigurtë, nëse burri është zhvilluar kaq shumë”, shpjegon Andrea.

Artistja e cila beson tek forca që ka arti për të ndryshuar, ka zgjedhur veprën  "Loja në oborrin e pasëm", të Edna Mazya.

“Unë besoj tek forca e artit, besoj se e ka treguar historia, se arti ka forcë. Nga provokimet e mëdha që janë bërë, mbahen mend veprat që kanë ndryshuar madje dhe raportin e politikës me artit... Unë do të propozoj një vepër të Edna Mazya-s, që është loja në oborrin e pasmë, dhunimi i një adoleshenteje dhe pastaj gjyqi real edhe publik. Por artistët janë të lirë që të marrin pjesë me të gjitha zhanret”.

Protestën e fundit të grave shqiptare, Ema Andrea e cilëson, si më të bukurën, që ka parë ndonjëherë.
“Më e bukura! Kam qenë në protesta, por ose dikush e ka kthyer në politike, ose kemi qenë pak veta. Ajo ishte një protestë fantastike. ‘Unë jam në shesh që të tregoj se jam këtu’”.
Ema Andrea përfundon bisedën me shpresën se të të ardhmen kushdo  do të mund që të jap kontributin e tij, teksa shesh se një sistem nuk funksionon.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?