Sali Berisha

Një përgjigje deputetit Sali Berisha, për 'shoqen' time

17 Dhjetor 2022, 20:51| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 20:56

  • Share

Nuk është hera e parë që mjeshtri i FAKE NEWS, deputeti Sali Berisha, shkruan diçka të rremë, thjesht tani qenka radha ime.

Shkurt dhe shqip: Hera e parë që pozicioni im i punës ka parashikuar sekretare është ai në pozicionin e Ministrit. Edhe këtu kam mbajtur personin që e ushtronte këtë detyrë që në kohën e paraardhësit tim!
Në shoqërinë që përmendet, nuk kam punuar asnjëherë! Ngatërron (me ose pa qëllim) emrat e shoqërive! Rrjedhimisht, çdo gjë që thoni për personin në fjalë nuk është e vërtetë!

E fundit! Kësaj skeme mbështetëse nuk ke asgjë çfarë t'i komentosh! As ti dhe as soji yt që shpifjen e kanë përditshmëri dhe kryefjalë të ditës!
Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s'ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje!

More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si "boomerang" duke të damkosur një tjetër vulë "non grata" edhe nga rinia shqiptare! 

Postimi i Edona Bilalit

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?