"Rama nuk ikën me votë" - thonë PD dhe Fatos Lubonja.
A thua i morët votat ju e Rama nuk iku? Nëse nuk ikën me votë, me çfarë ikën?
Ky është refreni i 2019 i cili çoi në djegien e mandateve dhe në bojkotin e bashkive. Asgjë nuk u fitua. Përkundrazi iu mundësua ndryshimi i Kushtetutës.
A ikën me protesta masive? Nëse arrihen protesta masive, është arritur ikja me votë.
Problemi është se nuk krijohen protesta masive pasi nuk vjen kush për të rikthyer në pushtet Muzeun e Tranzicionit.
Njerëzit janë të prirur kah rinovimi, kah e reja, kah qenia novatorë. Nuk e ndryshojnë qeverinë për një qeveri më të vjetër se ekzistuesja.
Po të ketë kapacitet opozita për të mobilizuar 800 mijë vota e shihni ju si ikën Rama. Me votë e me vrap. Ashtu thuhej për Berishën në 2013, nuk ikën me vota.
Opozita e kohës mobilizoi 996 mijë vota. 335 mijë vota më shumë se qeveria. Iku Berisha me votë e me vrap.
Këta nuk mobilizojnë dot vota, sepse mirë që kanë Muzeun e Tranzicionit por edhe të rinjt e bashkuar aty janë klonim; imitojnë kryereliken e Muzeut.
Nuk janë novatorë, nuk shfaqin personalitet autonom, pastaj ngaqë siu jep kush vota, shpikin slogane si "Rama nuk ikën me votë" që të justifikohen pse nuk kanë pëlqyeshmëri.
Provojenj një herë me rini, me gjuhë të re, me kauza të reja, me sjellje të re, se ndoshta ikën Rama edhe me votë.