Remzi Hoxha

Një përmendore që turpëron shtetin shqiptar

22 Tetor 2020, 20:35| Përditesimi: 22 Tetor 2020, 20:36

  • Share

Gazeta TemA ka publikuar sot një letër të familjes së Remzi Hoxhës shkruar në vitin 1995, i cili është zhdukur 25 vite më parë nga Shërbimi Informativ, nën dijeni dhe urdhër të Sali Berishës.

Letra përshkruan çdo detaj të momenteve të para kur e rrëmbyen zyrtarisht Remzi Hoxhën, si i vunë prangat, si u rikthyen në vendin e ngjarjes për të bërë kontrollin e veturës, si më pas policia e Rajonit nr. 3 kishte nisur procedurën e hetimit dhe e kishte anuluar, dhe kalvarin e mëtejëm të tyre, duke njoftuar Sali Berishën, kryeministrin Aleksandër Meksi dhe me radhë gjithë personalitetet dhe institucionet shtetërore dhe politike të shqiptarëve në Ballkan.

Në letër janë emrat e të gjithë atyre që janë marrë me zhdukjen e Remzi Hoxhës dhe që e kanë fshehur ngjarjen.

Sot familja ka vendosur të ngrejë një memorial për njeriun e tyre, duke pranuar dështimin në gjetjen e trupit të tij. Por ndonëse ata nuk kanë gjetur trupin e zhdukur, ata kanë gjetur autorin. Përgjegjësi dhe urdhëruesi kryesor i këtij rrëmbimi, Sali Berisha, është ende i gjallë.

Si për shumë krime të tij, edhe për këtë krim, Sali Berisha ka stilin që thotë disa variante të ndryshme, me qëllim që të bëjë të paditurin.

Herën e fundit që ka dalë në medie, ka thënë se për herë të parë për këtë gjë ka dëgjuar nga Adem Demaçi një vit e ca më vonë.

Në fakt, letra që po botojmë dëshmon se ai ka marrë zyrtarisht letër dhe telegram nga familja që muajin e parë, ndërsa unë kam dëshmuar publikisht se jam personi që e kam vënë në dijeni një ditë pas rrëmbimit, pasi më kontakuan familjarët e të ndjerit, si gazetar dhe si ish- mik dhe i njohur i Remziut.

Duke përdorur njohjen tim dhe të kolegut tim Ylli Rakipi si gazetarë, me Sali Berishën, ja kemi shpjeguar në zyrën e tij rastin dhe ai ka dëshmuar së paku se ka qenë i informuar në detaje se çfarë kishte ndodhur, dhe sugjeronte të mos merreshim me këtë çështje, pasi ai herë ishte agjent i UDB, e herë ishte implikuar në një atentat të dështuar ndaj Gligorovit. Të dyja, broçkulla të sajuara pas zhdukjes së tij.

Krimi i vrasjes dhe zhdukjes së një personi, nuk parashkruhet. Bashkim Gazidede ka vdekur. Oficeri përgjegjës për vrasjen e tij është zhdukur me ndihmën e Sali Berishës dhe nga vendi ku mbahej në mbikqyrje.

Rrëmbyesi i tij Arben Sefgjini, qëndroi deri në fund të vitit 2013, drejtor i rëndësishëm i Qeverisë “Berisha”, edhe pse kishte dënim nga gjykata për përfshirje në zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Familja ka humbur betejën shpirtërore, për gjetjen e trupit të familjarit të tyre, por beteja ligjore duhet të vazhdojë.

Mjaftojnë deklarimet e gënjeshtërta të Sali Berishës dhe kontradiktat në deklarimet  e tij, që ai të merret në pyetje zyrtarisht, duke rihapur hetimet dhe duke marrë një për një gjithë personat e implikuar.

Shqipëria sot ka lejuar të ngrihet një monument për të nderuar një qytetar të zhdukur nga shteti shqiptar, i cili nderon të zhdukurin, por turpëron Shqipërinë.

Ai është një kryq i rëndë turpi mbi shpaltullat e shtetit shqiptar, që na damkos si shtet vrasës, dhe nuk kemi pse e mbajmë këtë damkë për shkak të Sali Berishës.

Merreni qoftë dhe me barrela  në qeli, si përgjegjësin e vetëm dhe urdhëruesin e kësaj historie. Për fat ka ende dëshmitarë që provojnë gënjeshtrat e tij.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 23/10/2020 12:17

    Z.Mero ti e di mire se injoranca te vret. Jo pa qellim politkanet shqiptar u kujdesen qe shqiptaret dijet dhe kulturen ti blejne dhe jo ti mesojne. Injoranca sundohet me lehte. Raporti ka mbi 20 vjet qe ka ndryshuar ne favor te injorances. Kur do ndryshoj raporti zoti e di Amin

    Përgjigju
  • Ceco me bixhak: 22/10/2020 23:24

    Berisha duhet rjepur i gjalle me bixhak e ti hidhet kripe ne trup

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?