Vladimir Putin dhe armë bëthamore taktike

Një përplasje vdekjeprurëse në mes të Evropës? Çfarë janë armët bërthamore taktike dhe loja e Putinit me kërcënime (Skeda, 6 pyetje dhe përgjigje)

23 Mars 2022, 18:28| Përditesimi: 23 Mars 2022, 18:30

  • Share

Ashtu sikurse dihet tashmë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka kërcënuar më herët vënien në gatishmëri të armëve  bërthamore. Në mbështetje të fjalëve të kreut të Kremlinit  gjithashtu dhe zëdhënësi i tij Dimitry  Peskov, edhe ditën e sotme nuk ka përjashtuar mundësinë e  përdorimit të këtyre armëve, përballë një rreziku që konsiderohet ekzistencial për Rusinë.

Analistët perëndimorë janë gjendur të kapur në befasi ndaj kësaj deklarate, nga ana tjetër dhe gjeneralët janë tepër të shqetësuar, edhe pse armët bërthamore taktike janë më pak shkatërruese se të tjerat në fuqinë e tyre, ato mund të shkaktojnë humbjen e jetës së miliona njerëzve.

Qeveria amerikane ishte e para që formuloi hipotezën më të tmerrshme se Putin do të ishte i aftë të përdorte në luftë armët kimike, biologjike dhe bërthamore. Një skenar i tillë i mundshëm do të ishte ekstrem, i tmerrshëm dhe me pasoja traumatike, një situatë e tillë e rëndë me të cilën do të përballej Evropa dhe jo vetëm do të vinte pas 76 viteve që nga shpërthimi i parë atomik që në Hiroshima dhe Nagasaki.

Ditën e djeshme, në 22 mars, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov se në rast të një kërcënimi për sigurinë kombëtare, Rusia mund të përdorë "forcat e parandalimit bërthamor". Peskov qëllimisht dha për publikun dhe qeveritë e vendeve perëndimore një mesazh të tillë të paqartë për të ndezur diskutimet dhe për të ngjallur frikë mbi këtë çështje.

Një reagim i bërë ndaj kësaj deklarate ka qenë ajo e Këshilltarit Amerikan të Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan, i cili u tha gazetarëve që udhëtonin me Presidentin Joe Biden se qeveria e SHBA-ve po monitoron vazhdimisht çdo rrethanë  duke marrë në konsideratë gjithçka në mënyrë shumë serioze, njëkohësisht po diskutohet me aleatët e saj për të përcaktuar përgjigjet, rreziqet e mundshme si dhe zgjidhjen ndaj kërcënimit rus.

Referuar debateve të kohëve të fundit mbi diskutimet në përdorimin e armëve bërthamore dhe kërcënimit që kanoset, shtrohen disa pyetje për t’u trajtuar në mënyrë të përmbledhur për kuptuar vërtet rreziku real.

1. Pse flitet për një kërcënim bërthamor?

Kjo temë ka qenë në qendër të vëmendjes prej disa ditësh kur Putin i dha lajmin botës se ai e kishte vendosur arsenalin e armëve në gatishmëri më 27 shkurt 2022, tre ditë pasi ai urdhëroi sulmin ndaj Ukrainës. Shumë analistë perëndimorë, të pyetur rreth kësaj çështjeje kishin ngritur supet duke thënë se Putin po bën bllof në lojën e tij. Shqetësimi mes gjeneralëve nga ana tjetër është tepër i pranishëm.

2. Sa larg mundet të shkojë Putini ?

Keith Kellogg , ish-këshilltari i përkohshëm i Donald Trump për Sigurinë Kombëtare dhe këshilltar i Zëvendës Presidentit Mike Pence  nga viti 2018-2021 , i tha gazetës italiane Corriere se: “Ne nuk duhet të mendojmë për armët bërthamore duke pasur parasysh fundin e botës. Në veçanti, rusët kanë zhvilluar bomba taktike me një rreze veprimi relativisht të kufizuar, le të themi pak a shumë në një kilometër e gjysmë. Ata mund t'i mbajnë këto pajisje me raketa Iskander që janë tashmë në terren ose të përdorin avionë. Çështja është se askush nuk e di se sa larg mund të shkojë Putini. Këto ditë kemi pasur konfirmimin e mungesës absolute të skrupujve nga ana e tij. Konstatime të tilla si ato të gjeneralit Kellogg janë veçanërisht të habitshme në vendet që qëndrojnë në radhë të parë në aleancën e NATO-s, duke filluar nga Polonia dhe vendet baltike.

“Edhe për këtë arsye – sikurse thotë dhe ambasadori polak në NATO Tomasz Szatkoëski – Aleanca e Atlantikut Verior duhet të rishikojë strategjinë e saj. Fatkeqësisht me Putinin nuk mund të përjashtojmë asgjë”.

3. Cilat janë armët bërthamore taktike?

Rusët kanë rreth 2000 armë të tilla në magazinë, të cilat nuk janë gati për përdorim. Këto armë  janë pajisje luftarake më të vogla se klasiket që mund të përdoren në betejë nëse ushtria nuk arrin të fitojë nëpërmjet armëve konvencionale. Skenari i përdorimit të tyre është shumë më pak shkatërrues nëse do ta krahasonim me Hiroshimën . Lajmi për mundësinë e aktivizimit të tyre më tepër duket si një mënyrë për të bindur kundërshtarin të heqë dorë e për të provokuar një "de-përshkallëzim" përmes një "përshkallëzimi", ky si një opsion tipik që zbatohet në doktrinën ushtarake ruse.

4.Cfarë fuqie kanë armët bërthamore taktike?

Ndryshe nga armët bërthamore "strategjike" të Luftës së Ftohtë, me të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Rusia mund të godisnin njëra-tjetrën duke qëlluar drejtpërdrejt nga territori i tyre dhe të cilat u përdorën si mjete parandalues, armët bërthamore taktike kanë një rreze më të shkurtër dhe godasin në distanca më të shkurtra. Ushtria ruse mund të përdorë dy sisteme për t'i lëshuar ato të cilat janë raketat Kalibër 6.2 metra të gjata dhe të gjuajnë nga toka ose deti që kanë një rreze veprimi prej 1500/2500 kilometrash dhe sistemi Iskander-M, i cili qëllohet nga toka dhe ka një rreze veprimi prej 400-500 kilometrash. Ka shembuj të shumtë të armëve taktike bërthamore, të cilat ndryshojnë shumë në madhësi dhe fuqi nga njëra–tjetra. Ngarkesa më e vogël e një arme bërthamore taktike mund të arrijë një kiloton, ose ekuivalentin e një mijë tonësh TNT, ndërsa më e madhja arrin deri në 100 kiloton. Efektet ndryshojnë sipas madhësisë dhe vendndodhjes së shpërthimit. Kujtojmë që bomba e ngjashme që vrau 146,000 njerëz në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte një ngarkesë prej 15 kiloton.

5. Si mund të përdoren?

Ne nuk e dimë, "shanset që ato të përdoren në të vërtetë janë të pakta, por ato po rriten", deklaroi për Neë York Times, Ulrich Kuhn, një ekspert bërthamor në Universitetin e Hamburgut. Edhe në Ëashington, ekspertët presin lëvizje të reja në këtë pikë. Putini mundet  t'i hedhë ato në një zonë të pabanuar, për shembull, në vend që të jenë drejtuar kundër ushtrisë ukrainase. Natyra e tyre më pak shkatërruese, megjithatë, mund të jetë një iluzion dhe përdorimi i tyre mund të çojë në konflikt të hapur bërthamor. Një eksperiment nga ekspertët e Universitetit ‘Princeton’, parashikon se cila mund të jetë dinamika nëse një përplasje bërthamore do të ndodhte. Sipas tyre Moska mund të lëshojë një armë bërthamore taktike paralajmëruese, dhe NATO i përgjigjet brenda pak orësh. Një sulm dhe një kundërpërgjigje e tillë do të shkaktonte 90 milionë vdekje.

6. Çfarë do të bëjë NATO gjendur në këtë situatë?

Për aleancën e madhe ushtarake paqeruajtëse, "perspektiva atomike" tani kalon nga raportet e inteligjencës në tryezën e konfrontimit politik midis 30 krerëve të shteteve dhe qeverive anëtare të NATO-s. Mendohet se do të ketë një komunikatë përfundimtare nga samitit të Brukselit, siç kërkohet, përveç Polonisë, nga një grup të madh shtetesh si: Mbretëria e Bashkuar, Letonia, Lituania, Estonia, Danimarka, Republika Çeke, Sllovenia, Norvegjia, ndoshta dhe shtete të tjera. Prandaj do të shikohet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i NATO-s.

Para se të shpërthente konflikti, Presidenti Biden i kishte propozuar Putinit që "armët taktike bërthamore" të përfshiheshin në një negociatë të përgjithshme. Por me aq sa dihet deri më tani vendosja e mënyra mbi përdorimin e tyre nuk rregullohet nga asnjë traktat apo ligj ndërkombëtar./ Përshtati në shqip nga Corriere Shqiptarja.com

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?