Një “Përrallë Mesdheu”, teatri Metropol shpërthen me festivalin Metro Sounds

6 Shkurt 2019, 19:48| Përditesimi: 6 Shkurt 2019, 19:59

  • Share

Fundjavat në Qendrën Kulturore Tirana - Teatri Metropol përgjatë gjithë muajit shkurt do t’i ofrojnë publikut kryeqytetas një “Përrallë Mesdheu”. Muzikantë të njohur nga Italia, Turqia, Greqia dhe muzikantë shqiptarë që karrierrën e kanë ndërtuar jashtë Shqipërisë do të mblidhen në Metropol, për t’i ofruar publikut kryeqytetas koncerte muzikore live. E nisim me violinçelistin e njohur Redi Hasa, i cili prej vitesh jeton në Itali, por aktiviteti i tij shtrihet edhe më tej si në skenat londineze apo edhe amerikane. Shoqëruar nga Rachele Andrioli në tamburë dhe Roço Nigro në fizarmonika do të hapin kështu netët e Metro Sounds Festival në Teatrin Metropol në datën 9 shkurt. Programi i “Metro Sounds” përbëhet nga një përzgjedhje artistike, e cila është e ndërtuar për të na vënë në kontakt me identitetin dhe përkatësinë tonë Mesdhetare.

Për këtë arsye përpos emrit kryesor, festivali do të ketë dhe nënshkrimin “Përrallë Mesdheu”. Si i tillë ky program sjell copëza kulture nga fqinjët tanë më të afërt si një formë për të vlerësuar dhe dialoguar me kulturat që na rrethojnë nëpërmjet muzikës. Një javë më pas, në skenën e Metropolit do të ngjitet artisti i njohur italian Mario Mariani, një kompozitor, pianist, interpretues i njohur për tingujt e tij të pazakontë. Stili shkon nga muzika bashkëkohore te shfaqjet teatrore, apo kolonat zanore te filmi, në Kanë, Venecia, Nju Jork dhe apo Berlin. Bërthama artistike e Marianit është e rrënjosur në muzikën e improvizuar që shpesh performon me muzikantë, artistë, aktorë dhe interpretues të tjerë. Java tjetër do ti kushtohet Turqisë. Një grup artistësh mes tyre edhe një shqiptar nga Mitrovica, Enver Muhamedi do të jenë në Tiranë për të dhënë concert në Teatrin Metropol. Koncerti i pianistit Etibar Asadli, Ekin Cengizkan dhe Enver Muhamedi trajton muzikën xhaz të gërshetuar me motive etnike shqiptare, turke dhe azerbajxhanase.

Ai përmban kompozime si dhe riarranxhime të motiveve të folkut të tri vendeve. Ritme të përbëra dhe melodi të tri vendeve gërshetohen nën hijen e xhamive të atij që ishte metropoli i botes lindore për 15 shekuj. Kulturat bashkohen, ndërveprojnë për t’u bërë një sound i ri, një Metro Sound Oriental.Ky projekti I Teatrit Metropol do te organizohet ne bashkepunim me Balkan Ëorld Music Management. Më pas do të vijojmë me javën greke dhe në fund gjatë muajit mars do ta mbyllim me dy koncerte nga Ansambli Tirana. Këtij projekti do ti bashkëngjitet çdo javë, nga një natë edhe projekti poetic “Sriptum n’Sonus” I cili njëkohësisht s dhe koncertet do ti kushtohet nga një natë autorëve të huaj. Gjatë këtij festivali muzikor do të na shoqërojnë mes tingujsh dhe projeksionesh edhe mbrëmjet poetike nga Scriptum N’ Sonus të cilat do të na sjellin përzgjedhjen e disa prej poetëve dhe autorëve më të mirë të Mesdheut.
“Një përrallë Mesdheu”
Hasa Trio (Shqipëri- Itali), Data: 9 shkurt - Ora 20:00
Mario Mariani (Itali), Data: 15 Shkurt - Ora 20:00
Etibar Asadili Trio (Turqi), Data: 22 Mars - Ora 20:00
Alcedo Folk Band (Greqi), Data: 1 Mars - Ora 20:00
Koncert nga Ansambli Folklorik Tirana, Data: 8, 9 Mars – Ora 20:00

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?