Foto ilustruese

Kronikë

U denoncua si rrëmbim në 'Don Bosko', zbardhet ngjarja/ Dy djemtë marrin me forcë nga lokali babanë e bërë 'tap'

30 Dhjetor 2019, 22:55| Përditesimi: 30 Dhjetor 2019, 22:58

  • Share

TIRANË- Ajo që u raportua si pengmarrje në orët e pasdites në "Don Bosko", ishte e pavërtetë, por kishte të bënte me një konflikt familjar.

Burime zyrtare konfirmojnë për Report Tv se dy vëllezërit D.M e B.M  kanë shkuar në lokalin ku ishte babi i tyre me inicialet S.M, për ta marrë në shtëpi, pasi në mënyrë të vazhdueshme abuzonte me pijen alkoolike. Sapo ka parë djemtë e tij, S.M ka dalë nga dera e pasme e lokalit dhe ka tentuar të largohet me vrap, por  të dy djemtë e tij e kanë kapur dhe e kanë futur në makinë për ta çuar më pas në banesë.

Gjithçka u zbulua nga një telefonatë anonime që kishte mbërritur në sallën operative të Policisë së Shtetit, ku u raportua për pengmarrje. Fillimisht duke qenë se personi që kishte denoncuar rastin kishte fikur celularin dhe nuk kishte asnjë denoncim më Komisariat, u dyshua se ishte një informacion të rremë. Megjithatë, pas këqyrjes së kamerave dhe marrjes së informacioneve  mbi identitetin e personave që shfaqeshin në kamera, u konfirmua se nuk ishte pengmarrje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?