Një person ka qëlluar me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Policia njofton se në një lokal në rrugën ‘Naim Frashëri’ pranë zonës së ’21 Dhjetorit’ në kryeqytet, ka pasur një konflikt mes disa personave.
Bëhet me dije se si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi
Vlonjët do jetë
Përgjigju