Kombëtarja

Një pikë që vlen shumë, sa milionë euro fiton FSHF-ja nga kualifikimi i Kombëtares në Euro 24

16 Nëntor 2023, 12:13
  • Share

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në transfertë, për grupin E të Euro 2024. Nëse Kombëtarja do të kualifikohet në “Gjermani 2024”, kjo do t’i sillte Federatës Shqiptare të Futbollit 9.25 milionë euro, shifër kjo që do jetë e njëjtë për 24 ekipet pjesëmarrëse në këtë event.

Veç kësaj shume, UEFA akordon edhe bonese prej 1.5 milionë euro për çdo fitore dhe 750 mijë euro për çdo barazim. Nëse tanët kalojnë grupin e fazës finale, një bonus shtesë prej 2 milionë eurosh do kalonte në arkat e FSHF-së.

Veç saj, bonus prej 5 milionë eurosh do kishte edhe për secilin ekip që mbërrin në fazën gjysmëfinale. Mesa duket pika në Moldavi që do zyrtarizonte kalimin për në "Gjermani 2024" është shumë e rëndësishme për futbollin në vend.


Lajmi kryesor:

FOTO+VIDEO/ Kombëtarja nis 'fluturimin' për në Gjermani, Sylvinho me dy dilema për formacionin


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?