TIRANË- Një pjesë e pedagogëve po vijojnë protestën ku kërkojnë rritje page dhe kushte më të mira mësimdhënie, ndërsa tashmë kanë paralajmëruar edhe se do të futen në grevë urie. Ato i kanë vendosur ultimatum qeverisë, duke thënë se presin një përgjigje deri nesër në orën 16:00, dhe më pas rreth 10 prej tyre nga universitete të ndryshme do të futen në grevë urie brenda ambienteve të Universitetit. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se greva do të jetë simbolike.
‘‘Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit’, - u shpreh Sandër Kovaçi.
Përgjigjen e ka marrë menjëherë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili thekson se grevë për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë. Sipas Ramës, Sandër Kovaçi, të cilin e identifikon si 'shiksi non grata', ka marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve.
Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. Nga ana tjetër pedagogët janë shprehur se kjo rritje është e pa mjaftueshme dhe nuk i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të tyre.
Kërkesat e kryesore të pedagogëve
Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të pedagogëve për protesëtë. Kreu i qeverisë thekson se grevë urie për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëzi e pafe dhe pa atdhe e rublaxhinj pa din e pa imam, që vetëm Shqipërisë nuk i shërbejnë. Sipas Ramës, Sandër Kovaçi, të cilin e identifikon si 'shiksi non grata', ka marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve.
‘Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!’- shkruan Rama.
Hera e pare qe degjojme qe nje greve urie na qenka simbolike! S.d.q nuk jam dakord me kete greve sepse po u rritet,mund te mos jete ne nivelin e pritshmerise,por eshte O.K. duke marre parasysh mundesine financiare te vendit dhe keto kohe krize.Ato qe nuk me pelqejne jane fjalet dhe etiketimet e Rames qe megjithese i drejtohen nje grupi te specifikuar,tingellojne me gjitheperfshirese per cdo njeri ne Shqiperi qe del ne greve per rritje rroge! Z.Rama,cdo njeri ne nje vend demokratik ka te drejte te dale ne greve per cdo lloj arsye edhe per nje rroge me te mire,ben pjese ne te drejtat e njeriut te siguruara nga kushtetuta dhe konventat nderkombetare dhe nuk ke pse i etiketon me emra e epitete.Ndoshta keta petagoge e kane te pajustifikuar,sepse rroga e tyre u ngrit,por mos valle eshte <<pa fe,pa atdhe,rublaxhinj pa din e pa imam,foltorexhinj e baltaxhinj qe vetem Shqiperise e shqiptareve nuk u sherbejne.>>-cdo njeri qe neser mund te dale te kerkoje rroge me te mire,cdo punetor,cdo nepunes?A jane te tille naftetaret qe kerkonin rrogat,a mund te jene te tille minatoret,mjeket,infermieret,artistet,mesuesit e thjeshte e shume te tjere ,te cilet nje dite mund te kerkojne me greve rroga e kushte me te mira????!!!! Z.Rama kujdes me fjalet qe perdorni dhe mos harroni qe jane po keta te etiketuar e shume te tjere,te cileve do t'ju kerkosh voten nje dite!
PërgjigjuGreva e urise eshte gjithmone simbolike. Dhe nuk do me thene ne kuptimin "dy grosh" simbolike. Por si vlere humane.
Kriz e madhe gjera doganieret e pedagoget 2 rracat me te ndyra kerkojne rritje rroge.po CA rritje rroge doni mer se ja keni ul IQ ketij populli ne ne raang me Burundin.po CA keni prodhuar keto vite mer pedagog leshi? Nje kimist nje matematikan nje fizikant ca keni prodhuar mer.nje emer na thoni tju themi bravo e tju mbeshtesim.po a Jeni me vetfinancim na shkon Viti 2 Million lek KU shkojn ato lek?se si merr qeveria Po i merr universiteti.ptu rrac e keqe
PërgjigjuUrgjent rektoret te zbatojne kodin e punes, te nderpresin kontratat e t'i zevendesojne me te rinj. Ka studente te rinj te shkelqyer qe kane mbaruar ne Evrope, jo si ata qe nuk dinin te lidhnin dy llafe. Nuk u ngopen kane 30 vjet qe i ropen studentet.
Përgjigjupo keta te shkretet ca protestash do bejn se sdine me lidh dy llafe si pedagog qe jane
Përgjigjuca te presesh nga zarat e berishes aman, nje mut jane te dy
PërgjigjuEshte e drejta e gjithsecilit kur merr rrog mbi mesataren e rrogave te shtetit qe te mbaj diet per dobesim fundja dhe iu ben mir per ta par boten me sy tjeter jo vetem nga zyra i bien te mires me shqelm.Dakort sikur te coheshin mjeket se jan shfrytzuar gjith pandemin kan len dhe jeten dhe per familjaret e tyre su lejohej tiu sherbenin por pedagoget ne shqiperi jan ish taksixhinj dhe shiksa militant.
PërgjigjuBiri komunist dhe byroist, bartesi i trashegimise enveriste te bllokut, e nxjerr fytyren e cakallit dhe hienes sa here marroset. E quan "shiksi" por kur e do puna shet pordhe se sa radikal qe ne 90 kur kerkonte te "vareshin" komunistet!!! Njesoj si Enveri qe marrosej dhe shfrynte ndaj kujtdo qe i "kercenonte" statusin si i "zgjuar". Plehra.
PërgjigjuRrit rrogat ti pa leri figurat letrare.
PërgjigjuJepi Kryeminister,jepi! Gazi botes e gjyryku Lohës. Sa trishtim e sforcim percjell tek votuesit e tu,te rilindjes... !!!!???
PërgjigjuBoll e kam mbushur barkun tesh 20 vjet me lekt e studentava te mbajn pak diet se spo i bahet gja ????
PërgjigjuKrimineli shikut gazidedes kovaci nuk duhet te jete petagog po duhe te dale para drejtesis per zullumet qe jane bere ne kohen e gazidedes.
PërgjigjuBej rritjen e rrogave,,,se kane te drejte profesoret,,,o palaco kryeminister,,,jane me qidta profesoret ne tirane,,,pse i quan te gjithe te pd,,aty ka dhe socialiste,,,pastaj cfare te keqe ka te kesh punuar ne shik...me mire te kesh punuar ne shik se je i ndershem e i pakorruptuar,,,sesa te jesh si ty.hajdut....???
PërgjigjuNa lodhen kta idjot pse me pak vjedhin nga nxensit
Përgjigjupo ju do dilni ne proteste do beni dhe greve urie , a ju jeni monstra fare na keni nxi jeten universitare
Përgjigju