Në ditën e Tokës, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, ka dhënë mesazhin e tij që konsiston në atë që Tokën nuk duhet ta shohim vetëm si faktor prodhimi, por edhe si diçka thelbësore për shëndetin. Sakaq Ruçi ka shtuar se duhet ligje me të mira për të mbrojtur territorin 28 mijë kilometra të Shqipërisë, ndërsa bëri thirrje që të sillemi si bij të tokës dhe jo si zot i saj.
“Sot, të gjitha shtetet e Planetit, për të pesëdhjetin vit rresht, kremtojnë Ditën e Tokës. Kjo ditë është një ditë reflektimi për të 7.7 miliardë banorët e Planetit. Në këtë ditë duhet të realizojmë se Toka, nuk është thjesht njeri prej faktorëve të prodhimit, por kusht i mirëqenies dhe shëndetit tonë. Toka nuk është vetëm fabrika që prodhon të mirat materiale, por shtëpia e përbashkët e të gjithë njerëzimit. Ky mësim ka më shumë vlerë sot, në kushtet kur njerëzimi në të gjithë Planetin po lufton për t’u mbrojtur kundër pandemisë. Një Planet i pastër është premisë kundër pandemive. Sot është dita të reflektojmë për të plotësuar ligjet tona, t’i bëjmë ato më të mira për mbrojtjen e 28 mijë km të bekuara të Republikës. Të edukohemi nëpërmjet ligjeve dhe të vetedukohemi nëpërmjet vetëdijes se duhet të sillemi si bij të Tokës, jo si zotër të saj,”- shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi,në mesazhin e ti me rastin e 50 vjetorit të Ditës së Tokës.
He He ,e ka goditur Bukur ilirin Floririn ,,por nderkohe kjo eshte eshte edhe per Juve z..Ruci.. MENDOHU thelle,se do ta kuptoshe qe vjen edhe per Juve ...
Përgjigju