Jo çdo kush mund të marr në administrim një plazh. Poseduesit e lejeve janë të detyruar të zbatojnë me korrektësi të gjitha masat e parashikuara për sigurinë dhe shëndetin.
Për stacion plazhi fillimisht bëhet aplikimi në portalin e -Albania. Agjensia Kombëtare e Bregdetit më pas shqyrton, filtron kriteret si dhe kontrollon zbatimin e tyre. Apilkantët për stacion plazhi, ose ndryshe për plazh privat, duhet të paraqesin një marrëveshje paraprake me vrojtues plazhi, e cila të garanton sigurinë për pushuesit.
Kontrata për plazhin privat zgjat nga 1 deri në 5 vjet, por edhe rinovohet. Bashkia formalisht nënshkruan dokumentet e miratuara nga Agjensia Kombetare e Bregdetit.
Për të marrë një plazh privat, kontrat lidhen deri në datë 31 Mars. Plazhet për të cilat nuk është lidhur kontratë deri në këtë datë, do të funksionojnë si plazhe publike. Nëse në plazh nuk ka vrojtues, kontrata me biznesin prishet.
Për kontrollin e zbatimit të rregullave në një plazh privat, nga rojet private, deri tek sinjalistika orientuese detare, është një Task Force, e përbërë nga inspektorë të AKB dhe policë bashkiakë.
Kulla e vrojtimit duhet të jetë e pajisur me elementet Dylbi, Megafona, Bilbil metalik ,barelë, barelë kosh dhe kollare qafe, Kuti të ndihmës së parë, bovë shpëtimi për çdo vrojtues, kamerdare, me perimetër shpëtimi 30 metër për çdo 200-250 metra plazh, mjete komunikimi apo telefona.
Për plazhet publike, të cilat administrohen nga njësitë vendore, në të cilat nuk mund të ofrohen kriteret e sigurisë, duhet të vendosen tabela informuese lehtësisht të dallueshme, me mbishkrime (në shqip e në anglisht) “KUJDES! — KY PLAZH NUK KA VROJTUES PLAZHI.” / “ATTENTION! - THIS BEACH HAS NO LIFEGUARD.”
Mosplotësimi i kushteve dhe kritereve ngarkon me përgjegjësi administrative apo, kur është rasti, me përgjegjësi penale kur sjell pasoja të rënda për shëndetin.
Po sikur vrojtuesit ti paguante bashkia dhe privati te paguante taksa me te larta per plazhet?
PërgjigjuBurokraci dhe indiferentizem, kur ipni leje per plazhe private pika e pare duhet te jete kulla dhe vrojtusi, pika e dyte duhet te jene tualetet qe pushusit te mos e bejne ne det, ne te gjith hapesiren e bregdetit Shqipetar nga jugu ne veri nuk ka asnje tualet dhe ky eshte nje skandal. Sigurisht qe keto nuk kerkohen sepse ata qe leshojne lejet marin rryshfet dhe mbyllin syte.
PërgjigjuCdo bar/restorant ne vijen e pare e kishte te detyruar qe halet ti kishte publike per te gjithe por kaluan vitet dhe akush nuk e rihapi me problemin qe ti kujtoje shtetit qe te verifikoje ne terren zbatimin e ligjit or teeeejjjjj
Mor na e shpifët privati privati po bashkia nuk merr asnjë masë për të caktuar roje të trajnuara në zona perkatëse , pse ku nënvleftësim në kushte kur njerëzit kanë më besim tek bashkia se sa tek privati.
PërgjigjuKu ke plazh publik o vllai ne albanistan QE te mbaj pergjegjsi bashkia?
Keto rregulla qe ne dukje shfaqen si perkujdesje per publikun, nuk jane gje tjeter vecse nje menyre tinezare per te mbytur operatoret e vegjel, ne favor te plazheve te zaptuara nga oligarket.
PërgjigjuPo nuk jane kushte qe garantojne jeten e qytetareve dhe as privatet te trajnuar per te qene garant per te emeruar vrojtues ne plazhe ne vend te strukturave te specializuara te policise. Per mendimin tim duhet te pezullohen ne moment lejet e plazheve dhe te jete AKB menaxhere e cadrave dhe shezlloneve ndersa policia te hartoje nje plan masash per organizimin e kullave. Edhe cmimet do jene me uleta dhe do kete me shume pushues ne plazhe se me kete katrahure te AKB
PërgjigjuPO KU E KA KULTUREN DHE ARSIMIMIN E MENAXHIMIT TE TURIZMIT. ATY E ZAPTOJN KATUNAR E KUSH ESHTE ME I FORTI ZONES SI DHE KUSH E KA FISIN ME TE FORT.... SI TE GURORJA "RRAJA". KU DI AI CA ESHTE MENAXHIMI I TURIZMIT. SHUMICA E ATYRE JAN SHLO LOPEN HA BAR.