Rrëfimi i parë: Fenomeni Këshilltari Henze?!...
Është bërë e modës për Partinë Demokratike, për gazetarë dhe opinionistë apo për redaksi të mediave të sajë apo pranë sajë që çështje të caktuara t’ia komunikojnë opinionit publik përmes subjekteve të huaja (agjensi mediatike, media, individë etj...). Me të huajt e zgjedhur si të thuash bëjnë një “letër këmbim” virtual dhe i referohen njeri tjetrit, aq shpesh sa që nuk dihet kush mëkatoi i pari. Tipik, në modë dhe më i kohës, që mund të sillet si ilustrim, ka qenë rasti i referimeve të shpeshta ndaj Këshilltarit Henze, deklarimet e të cilit duan t’ia shesin opinionit publik si një lajm i ardhur nga burim i rëndësishëm, i padsikutueshëm, i besueshëm si vetë kriter i së vërtetës. Nëse e ka thënë apo komentuar ai, apo të ngjashëm me të, me siguri që ngjarja/lajmi/vlerësimi është ashtu dhe duhet besuar sepse ai qëndron pas...me ... apo flet në emër të....! Kjo ka ndodhur kaq shpesh e për një kohë bajagi të gjatë sa pa mëdyshje mund të themi se kemi të bëjmë me një fenomen, që mund ta quajmë Fenomeni: Këshilltari Henze. Ngjan se zotria qëndron në çdo skutë dhe prej andej sekond për sekond vrojton e komenton zhvillimet e brendshme e të jashtme në Shqipëri. Në këtë sintezë mashtrimesh stisen analiza, hidhen në treg histori konspiracioni, bëhen paralajmërime e kërcënime verbale dhe si fallxhorët e filxhanit të kafesë parashikojë fatin i Shqipërisë. Së fundmi Henze shigjetoi edhe sjelljen e ambasadores së SHBA në Tiranë që sipas tij nuk na qenka në lartësinë e detyrës! Këshilltari Henze nuk është i vetmi, as i pari dhe me siguri nuk do të jetë as i fundit. Ai dhe Ata janë e do të mbeten megafon i prishur i PD, për turpin e tyre dhe të PD që porosit e pranon “ndere” të tilla.
Rrëfimi i dytë: Mbështetësit në fushata elektorale.
Përfaqësues të partive të djathta apo miq të Partisë Demokratike pa asnjë lloj peshe (deri tek antarë rinie të tyre!...) kanë ligjëruar në aktivitete dhe mitingje të PD sa janë ngjyrur. Kjo seri alienësh në vendin e tyre ndoshta nuk e ka privilegjin as të duartrokasë pa lere më të flasi e ligjërojë. Ata në Shqipëri nxjerrin dufin e të ligjëruarit. Në kujtesën e pas viteve 1990 mund të sjellim raste pa fund ku të huajt perfmojnë në mënyra qesharake. Rasti i këtyre zgjedhjeve është takimi i organizuar nga PD me studentë dhe përfaqësues të "European Democrat Students". Një shëmti e vërtetë politiko-mediatike, ku të huajt e ftuar folën me gjuhë të klonuar si edhe të Kryetarit të Forumit Rinor të PD. Kulmi i shtirjes arriti dhe i marrëzisë arriti ne britmat e tyre:”Rama ik!”, duke na sjellë skenat e çadrës apo të molotovistëve zjarrrvënës të PD. Janë të shumtë rastet por do nuk mund të rri pa iu kujtuar një shprehje patetike të një dashamirësi të PD, ardhur nga Amerika, në një miting elektoral në Pallatin e Kongreseve:” ...better dead than red!..”(më mirë i vdekur se i kuq!).
Nën ekzaltimin e turmës së verbër, ai duke pozuar si mashtrues profesionist e përsëriti disa herë shprehjen :” better dead than red!..”. Frenetizmi i duartrokitjeve ishte shprehje e mjerimit të turmës; nuk vinte nga ndonjë gjetje e zgjuar e ligjeruesit. Së fundmi sot nuk mungoi të flasi edhe dadua e PD, e përhershmia Doris Pack. Na kujtohet se është ajo Doris që mbeshteti krimin elktoral të PD në zgjedhjet e 26 Majit 1966, krimin e pashëmbullt të dënuar ndërkombtarisht!.. Doris Pack ishte politikania e huaj që ndihmoi dhe inkurajoi PD të fuste Shqipërinë ne krizën e pashëmbullt 1996-1997. Nuk besoj ta kemi harruar!.. Është e sigurtë se Doris është po ajo e vitit 1996, gruaja që nuk e do të mirën e Shqipërisë; ndryshe nuk kishte përse të ndërhynte harbutçe në zgjedhjet elektorale kur Kushtetuta e jonë, e vendit të sajë dhe gjithë vendeve të BE e ndalojnë një sjellje të tillë. Ku fle lepuri i sajë dhe kë e çfarë don ajo mbase na e tregon vetë?!.. Në këto dalldi të të huajve gjen me shumicë poshtërim, përbuzje, tallje, nënvlerësim dhe ofendim për këdo që i dëgjon. Politikanët e PD e kapërdijnë këtë çorbë turpi për një grusht votash!.. Dikur edhe ndodhte që PD të fitonte disa thërrime por tashmë jo!...Kohët kanë ndyshuar, shqiptarët nuk janë më në periudhën foshnjore të proceve demokratike dhe nuk mund të intimidohen; përveç se ndiejnë neveri prej sjelljeve të tyre. Me sa duket ata kënaqin vetë vehten, dëfrehen me marrëzitë e tyre, miklojnë parinë e PD me disa fanatikë të sajë. Më e lehta është të themi: Varu teneqen këtyre sahanlëpirësve të pa cipë!... Janë sahanlëpirës pa një pa dy se nuk “këndojnë” pa u paguar, vijnë nga ekonomia e tregut....