Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë të 2 vëllezërve Andrea dhe Martin Olldashi, në Maliq të Korçës. “Shqiptarja.com”, ka mundur të sigurojë dokumente që tregojnë se dy vëllezërit një ditë para se të humbnin kontaktet me familjen e tyre, kanë biseduar me 11 persona, shtetas këta që janë shoqëruar në polici dhe u është marrë deklarim, si individë që kanë dijeni mbi ngjarjen.
Mes personave që janë marrë në pyetje është dhe e dashura e njërit prej vëllezërve Olldashi, me iniciale K.Hoxha, e cila nuk ka dhënë fakte në interes të këtij hetimi. Ndërkohë gjatë kësaj faze nga data 8 dhjetor 2020 kur është zbuluar ngjarja dhe deri më sot, janë marrë në pyetje lidhjet shoqërore të 2 viktimave si I.B, E.N, D. D, si dhe dy kushërinjtë e vëllezërve të vrarë, shtetasit A.O dhe A.O.
Gjithashtu në pyetje është marrë dhe nëna e dy viktimave, e cila në mëngjesin e 8 dhjetorit 2020, ka denoncuar zhdukjen e djemve të saj. Sipas të ëmës, djemtë kishin munguar gjatë ditës dhe natës së datës 7 dhjetor dhe për këtë kishte menduar se mund ti kishte ndodhur diçka e keqe.
Sipas dokumentacionit që siguron “Shqiptarja.com”, trupat e dy vëllezërve Olldashi janë gjetur në rrethinat e fshatit Çaushli, në afërsi të “Kishës së Vogël”. Në një kanal vaditës, gjendeshin të shtrirë dhe të mbuluar me një masë dheu, trupat e 2 vëllezërve.
Trupi i pajetë i Martin Olldashit, gjendej i vendosur mbi trupin e vëllait të tij, me fytyrë nga njëri-tjetri. Ndërsa trupi i pajetë i Andrea Olldashit, ishte i shtrirë në tokë dhe mësohet se ka qenë pikërisht dora e tij e majtë, e cila është zbuluar fillimisht nga një fshatar i zonës. Ky i fundit i është afruar vendit dhe pikërisht kur ka zbuluar dheun, ka vërejtur 2 persona të pajetë.
Të dy viktimat rezulton të mos jenë grabitur, pasi sendet personale, orë, telefon, një paketë cigareje dhe sasinë e parave prej 6250 lekë të vjetra e kishin me vete. Në xhupin e Andrea Olldashit, u gjendën një palë doreza sintetike me ngjyrë të zezë, sende të cilat janë çuar të gjitha për ekzaminim. Ndërkohë të dy trupat e pajetë janë qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, ku Martin Olldashi është qëlluar nga pas koke, pranë veshit të majtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë në vendgjarje, policia gjeti 4 gëzhoja. Hetuesit thonë se e gjitha ngjarja ka ndodhur në 2 sekonda. Ndërsa vëllai tjetër, Andrea është qëlluar një herë të vetme me armë zjarri në zemër. Të dy vëllezërit ishin me precedente penale dhe informacionet policore i tregojnë si individë që kishin tendencë në kryerjen e veprave penale të Kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike dhe trafikimit të emigrantësve sirianë.
Madje në prokurorinë e Pogradecit ishte i hapur një hetim aktiv ndaj dy vëllezërve tashmë të vrarë. Policia e Korçës, ka ngritur dyshime të forta se 2 të rinjtë janë vrarë për shkak të aktivitetit të paligjshëm që ata ushtronin.
Për momentin nuk ka asnjë person të arrestuar dhe dyshuar për këtë ngjarje të rëndë që tronditi Korçën, në 8 dhjetor 2020. Para se të vriteshin vëllezërit kanë qenë nën shoqërinë e një personi të njohur, të cilët janë tërhequr me mirëbesim, deri në atë territor të braktisur dhe më pas janë qëlluar për vdekje.
Andrea dhe Martin Olldashi
Asgje nuk gjendet ne Pogradec, policia eshte bere pale me krimin,ai oficeri policise A.V qe I akuzoi per tritol keta djem mbrojti fajtoret e vertete...po dihet se kush vret,perdhunon,ve tritol,gjoba etj...keta te gjoret ishin vjedhes asgje me shume...duhen vene para drejtesise vrasesit , Rast shume I rende ...
PërgjigjuDuhet te kene qene te pakten 2-3 persona prezent,s.d.q.fakti qe nuk jane grabitur, tregon qe vrasesit notojne ne para dhe s'kane nevoje te grabisin kufoma,ose eshte ceshtje inati ose hakmarrje kaq e forte dhe e verber,sa qe parate e viktimave nuk kane kurfare rendesie per vrasesit.
PërgjigjuJashte apo ne burg eshte ali Lili qe flinte ne cader portokalli ne pyll?! Ai e ka zakon te qelloje nga nje plumb.....
PërgjigjuMe armet e baca Saliut po vriten dhe sot e kesaj dite shqiptaret qofte te fajshem apo dhe te pa fajshem.Vetem te jesh me te meta mendore te theksuara mos ta kuptosh kete gje ose je shitur dhe ben pionin e Sali kriminelit.Shpresojme qe ky kriminel do te marre pergjigjen e duhur nga drejtesia e re shqiptare.
PërgjigjuAto vrasje qe do i zbulon policia.nqs vrasesit nuk jane nga ata qe mbajne shefat dhe drejtorat me lek do kapen se me aq shume kamera sa ka ne shqiperi cdo Krim eshte i zbulueshem.nqs vrasesit paguajne haracin cdo muaj tek shefat zor se do gjenden ndonjehere.
PërgjigjuVrasesi eshte Edvin Mafia te cohemi te shporrim ate .Baca Sali vendos rend
PërgjigjuAh e gjykofte Zoti se robi spo e gjykon.
A me ja lumsha , 2 plehra me pak
Përgjigju