Në një video të publikuar nga Balla, ku ironizohej Lapaj për një gafë matematikore, ministri shkruan: “Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë”, duke e krahasuar kreun e Shqipëria Bëhet me Lulzim Bashën.
“Eh mor buf, si dy pika ujë të ngjajnë djemtë! Luli në shumëzim, Tiku në mbledhje, fiks si babi me tavanin, dividentin, energjinë elektrike etj. Adriatik Lapaj, e mirë, zgjidhe këtë pa ndihmën e bufit,”- shkruan Balla.
Videoja është parë nga kandidati për deputet, i cili nuk ka ngurruar ta komentojë. Lapaj lë të kuptohet se Balla e ka prerë videon në mënyrë të qëllimshme për ta publikuar dhe për t’i prishur imazhin. Ai e fton që ta publikojë videon të paprerë.
“O lumëmadhi ti, po lëre videon deri në fund. Pse e ke prerë?” -i shkruan Lapaj.
Ndërkohë, nuk ka munguar as përgjigjja nga socialisti Balla, i cili i përmend kontratën 6 milionë dollarëshe të kryedemokratit Sali Berisha për heqjen e "non gratës" nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Madje, ngriti dhe dyshime se përse kjo shifër e konsiderueshme nuk është përmendur në fushatë nga partitë që sapo kanë hyrë në garë për të marrë një mandat.
"Po këto 6 milionë dollarët që po japin këta “patriotët” për t’i hequr non-gratën Saliut, për sa muaj duhen paguar, kur kësti mujor është 250 mijë? Apo nuk flisni ju për këtë çështje që lidhen me bufin? E mban mend, kështu tha dhe byrazeri Lul për pagesat e vitit 2017, mi kanë paguar shqiptarët e Amerikës, po në fund na dolën ca guacka e brenda guackave llum i madh shumë. A thua jam kundër të gjithëve?! Fol dhe për këto,"-shton Balla.
Komente
