Trupat e Yevgeny Prigozhin dhe krahut të tij të djathtë Dmitry Utkin u njohën nga një prej komandantëve të Wagner në morgun ku u transferuan pas rrëzimit të avionit privat me të cilin po udhëtonin ditën e djeshme.
Kjo u raportua nga grupi Wagner në Telegram.
“Shenja kryesore për njohjen e Prigozhinit ishte mungesa e gishtit, ndërsa për Utkin gjatësia dhe tatuazhet”, kanë shkruar grupi Wagner.
Faqja Fontanka nga Shën Petersburg, raportoi se trupat e 10 viktimave pësuan djegie të rënda në zjarrin që u krijua në aeroplan për të pamundësuar identifikimin e tyre pa një test ADN-je.
Lajmi kryesor:
Putin thyen heshtjen për avionin e rrëzuar në Moskë ku besohet se vdiq Prigozhin: 'Ngushëllime!' Zelensky: E dimë kush fshihet pas! SHBA: Raketa u lëshua nga Rusia
S.S/ReportTv.al