Alfred Moisiu

Një president si Alfred Moisiu!

6 Maj 2022, 13:41| Përditesimi: 6 Maj 2022, 13:44

  • Share

Për herë të parë kam pasur kontakt nga afër me Alfred Moisiun kur sapo ishte zgjedhur president. Kam qenë në Bari si diplomat dhe detyra ime si ushtar i vogël i perandorisë administrative ishte të përgatisja nga ana infrastrukturore vizitat e tij në zonat e arbëreshëve.

Erdhi bashkë me vajzën e vogël e cila luante rolin e Zonjës së Parë pasi bashkëshortja i kishte vdekur.

Presidenca e tij edhe pse në ditët e para ishte një risi pasi stafi që e shoqëronte, qoftë teknik apo ushtarak, ishin me ngjyra të përziera partiake.

Do të më mbetet në mendje që udhëtimi i tij në ato zona shoqërohej nga entuziazmi i banorëve që e prisnin karvanin e makinave deri në orët e vona të natës për ta përshëndetur.

Më vonë të njëjtën gjë kam bërë kur isha në Milano dhe ai erdhi për të shkuar në Zvicër, Morcote, që të vendoste një tufë me lule në varrin e kushëririt të tij, aktorit Aleksandër Moisiu.

Hera e tretë ishte në prag dhe pas intervistës që dha për Dritare TV. Dhe kjo ishte hera kur munda ta dëgjoj dhe pyes më qetë dhe pa doreza.

Ajo që mendoj sot, është se prerja e Alfred Moisiut ishte ajo e një burri shteti të tipit perëndimor. Koncepti i tij mbi shtetin, karrierën, politikën dhe politikanin, janë të formatit të De Gasperit, Adenauerit apo ca më afër nisur edhe nga karrierat e ngjashme me De Golin. Është burri që doli nga presidenca me po atë pasuri që hyri por me një barrë të madhe të respektit nga shqiptarët që e kërkojnë atë model edhe sot e kësaj dite. Është modeli që mendon të ruajë shtetin dhe institucionet e tij dhe që pasuri quan trashëgiminë morale që lënë pas dhe jo metrat katrorë të tokës apo llogaritë bankare.

Alfred Moisiu është një model që për shkak të mungesës së zullumit, përflitet vetëm nga zullumqarët klasikë të këtij vendi. Jeta e tij ka pak të ngjashëm në historinë tonë. Ndoshta Sulejman Delvina apo vetë Ismail Qemali janë modelet që ai përngjasin. Fakti që në prag të zgjedhjeve presidenciale njerëzit kërkojnë një model të ngjashëm, nuk është një kthim në të shkuarën por një dëshirë e të qeverisurve që të qeverisen nga njerëz që mendojnë përtej interesit të ngushtë. Është një model që i kërkohet Edi Ramës që të vendosë në presidencë me shpresën se nga zgjedhja e parë që bëri e cila na ofroi më shumë modelin sesi nuk duhet të jetë një president, të korrigjojë gabimin e së shkuarës dhe të mendojë përtej rehatisë së qeverisjes dhe të na ofrojë një person që në mos ta tejkalojë Alfred Moisiun, të paktën ta barazojë.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labi: 06/05/2022 22:34

    Ngaqe ishte shume po shume i mire fare, dekretin e pare shkarkoi Prof. Rakipin nga kreu i Prokurorise se Pergjithshme komplet ne shkelje te Kushtetutes dhe ligjit. Dhurate per Nanon kjo ne menyre qe i riu, Sollaku, te pushonte te gjitha hetimet per korrupsion ndaj qeverise socialiste. Dekretin e dyte, dhurate per Salen kjo, shkarkoi Prof. Klosin se i qe bere ferre Sales por edhe shokut Nano. Nese kete keni etalonin, vari hejbet.

    Përgjigju
  • Dukatesia.: 06/05/2022 14:58

    Te vendos et zoti moisiu president I vendite. E merito.

    Përgjigju
  • Tani: 06/05/2022 14:06

    Mire do jete qe te propozohet per president Alfred Moisi mbasi i ka dhene provat dhe u zgjodh me konsesus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?