TIRANË- Skema e mashtrimit financiar me mikrokreditë ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri. Një nga këto viktimat është dhe Pal Trashaj, nga Lezha i cili sot (2 korrik 2024) në kushtet e depresionit tentoi t'i jepte fund jetës duke pirë fotoksinë para dyerve të SPAK.
63 vjeçari i cili njihet si historian në qytetin e tij, dhe ka mbajtur dhe postin e PD-së në këtë qytet, 2007 - 2009, prej vitesh ka denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë. Sot kishte shkuar në ambientet e SPAK të takohej me një nga hetuesit e BKH-së
Ai nuk është lejuar për 2 - 3 orë të hynte në ambientet e brendshme (brenda ku nuk lejohet hyrja e personave që nuk kanë lidhje me këtë institucion) dhe ka nisur të bërtasë se donte të bënte takim dhe më pas piu dicka që kishte në letër' raporton gazetarja e Shqiptarja.com Keti Banushi.
Me të dëgjuar fjalët "Piva fotoksinë' nga 63 vjeçari nga Lezha, punonjësit e gardës dhe gazetarët njoftuan ambulancën e cila e shoqëroi në urgjencën e QSUT, (Ora 13:00) ku vijon të jetë në luftë për jetën.
Në orën 19:00 burimet e Report TV bënë me dije se Pal Trashi ndodhet në reanimacionin qëndror të QSUT-së dhe se gjëndja e 63 vjeçarit ishte tepër e rëndë.
Si kredia 76 mijë lekë u kthye në borxh 4.8 mln lekë
Mësohet se Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e Pal Trashajt e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë të reja duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Trashaj kërkonte që SPAK të merrte përsipër çështjen e grabitjes së pronës së tij nga përmbarues, për të cilët më herët kishte bërë një padi civile në Gjykatën e Lezhës. Ai pretendonte se kredinë e kishte shlyer dhe se veprimet e kryera për sekuestrimin e pronës së tij ishin të paligjshme.
Reagon SPAK
Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022. Ndërkohë kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ndodhej në godinë por ndodhet në SHBA, për një vizitë pune.
Viktimat e mikrokredive dhe hetimet
Pal Trashaj është një nga viktimat e shumta të mikrokredive, por dosja e tij nuk është objekt i hetimeve të SPAK. Ndërkohë në vitin 2015 Trashaj u gjobit dhe nga gjykata e Tiranës pasi kishte kërcënuar me mesazhe drejtorin e një banke të nivelit të dytë.
Në muajin maj të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.
Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit Albania, i ka sekuestruar një personi, 14 pasuri të paluajtshme për rreth 348 mijë lekë detyrim të prapambetur. Sipas prokurorisë 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.3 milionë euro. Ata përdornin një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerjeje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.
Shpresa tek SPAK
Të shumtë janë qytetarët që i drejtohen SPAK me shpresën se mund të zgjidhin problemin që kanë edhe në rastet kur dosja nuk është objekt hetimi për këtë prokurori.
Njoftimi i policisë së Tiranës
"Më datë 02.07.2024, në rrugën "Panorama", përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes" informoi sot policia e Tiranës.
SPAK ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm, ku 63 vjeçari, Pal Trashaj, nga Lezha piu lëndë helmuese para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Në reagim shkruhet se ai kërkoi takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Njoftimi i SPAK:
Në lidhje me incidentin e sotëm të qytetarit Pal Trashaj të ndodhur jashtë Prokurorisë së Posaçme, institucioni ynë i uron z. Trashaj shërim të shpejtë! Sqarojmë se qytetari në fjalë është paraqitur tek oficeri i informacionit dhe ka kërkuar takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.
Më pas oficeri i informacionit ka bërë me dije qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij. Ndërkohë që oficeri i informacionit ka marrë kontakt me hetuesin e çështjes, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos ardhur për të marrë përgjigje.
Pas disa orësh, jashtë ambienteve të SPAK, janë parë shërbimet spitalore të urgjencës dhe aty është mësuar rreth veprimit të ndërmarrë nga z. Trashaj. Institucioni ynë ka bërë menjëherë verifikimet rreth këtij incidenti për të sqaruar çdo veprim të punonjësve të tij. Prokuroria e Posaçme, garanton se do t’i përgjigjet në kohë çdo qytetari me korrektësi dhe në zbatim të ligjit për çështje që janë në kompetencën e saj.
SHTET I POSHTER,,BANKA TE POSHTRA.....
PërgjigjuSi mundet nje kredi nga 76 mije leke te shkoje ne 4 milione??? Eshte krim, mashtrim, gjobevenie...
PërgjigjuO njerez,Mos,Mos,Mos,Mos merrni kredi,pare tek keto firma hajdute dhe gjithashtu edhe ne shume banka qe ndjekin pak a shume kete rruge.Te rrjepin skalpin,mashtruesa qe perfitojne nga qe nuk ka shtet dhe nga padija e njerzve.Interesat,kur shkon ne banke,ti zbukurojne,por mbasi e merr kredine fillon e sheh se sa keq e ke ngrene.Te çmendin,u rrit,u ul euro,eurobori e terci verci,dhe vetem pagon.Mos bini pre e ketyre mashtruesva me kollare.
PërgjigjuCa behet keshtu bllokojn cdo gje . Ketu me hollande te bllokojne rrogen por me ligj duhet te bllokoj en vetem shtesen dmth skin det te bllokojne te gjithe por te lene minimum dmth per te paguar jetesen
PërgjigjuIRONIKE ! 100 M PERPARA HYRJES MIDIS PALLATEVE NDODHET ZYRAT E MICRO CREDIT ALBANIA MCA ,SPAKU TA SPAKI ICIK I KERKOJNE NJEREZVE LEKET NGA BANKA TE MARRIN KREDI DHE IA JAPIN NE DORE MASHTRUEVE , QE NUK LEJOHET DUHET KALUAR LLOGARI ME LLOGARI.SKANE FAJ GJETEN PERSONA TE VJETER NE MOSHE PA NJOHURI MI FINANCAN QE TI MASHTROJNE. SPAK O SKAPE O SKA ASPAK .
Përgjigjupo keto nuk jane mikrofinance. keto jane banda kriminale. keshtu vepron mafja ne itali
PërgjigjuKeta te mikrokredive jane me keq se te Onkologjikut!
PërgjigjuRip ismail kadare
PërgjigjuNdoshta e ka dërguar Nongrata ose Like floriri këtë kamikazin me paracetamol të kërkojë Dumanin, jo SPAK-un.
PërgjigjuCe ke ket koment leshi injorant..tjetri vret veten nga halli ti thua e nisi sala yyt rrac muti..
Tjetri nga halli shkon drejt vdekjes sepse nuk gjen drejtesi kurse ti patronazhist e ben politike. Po pse jeni kaq te keq mor zot. Ndoshta ai ka te drejte pse e perzin me felliqesiren politik o mjeran. Zot cfare lloj mostrash mban kjo toke.per ju vetem partia egziston o mjeran.
Imagjinoje veten ne kushtet e atij ooo... "njeri"! Nese e ben dot!
Esht salo bajga qe lejoi piramidat dhe keto banka te dores se dyte ku bejn vec pastrim parash Mir te te behet se I ke sherbyer atij sistemi
PërgjigjuSala ka 12 vjet që ka ik për leshë.... PO njerzit po ikin dhe tani me reformat e edvin ramës...