Keisi dhe Lorenci janë dy nga banorët më të përfolur të shtëpisë së Big Brother Vip, pasi ky i fundit deklaroi se kishte pasur një lidhje me Keisin por ishin ndarë për arsye që i dinë vetëm ata të dy.
Prime-in e fundit kjo deklaratë shkaktoi mjaft reagime si nga banorët brenda shtëpisë ashtu edhe nga familjarët jashtë.
Ishte Lorenci ai që me deklaratën e tij theksoi se nuk ka më pëlqim më për këngëtaren dhe se tani ka hyrë në shtëpi vetëm për lojë.Ndonëse kjo histori u rikthye, Keisi ishte e befasuar nga rrëfimi i Lorencit pasi ajo tha se priste të kishte folur paraprakisht me të nëse donte apo jo ta bënin publike.
Por si duket ujërat kanë ndryshuar rrjedhe për dyshen, të cilët më parë por edhe sot në një shëtitje në oborrin e shtëpisë kanë hedhur ngacmime kundrejt njëri-tjetrit , Keisi e Lorenci po diskutonin për vëmendjen që kishin këto ditë. Lorenci u shpreh se po të kishte qenë në dijeni për këtë vëmendje do ta bënte kastile.
Më pas biseda e tyre vazhdon dhe duket sikur ka diçka që artistët akoma nuk e kanë zbuluar për publikun. Kjo pasi Keisi i thotë Lorencit: “çfarë do i thuash asaj që ke jashtë”, duke lënë të nënkuptohet se këngëtari mund ta ketë dikë jashtë duke e pritur.