Një rrëfim nga Ana Cara, shkrimtarja me aftësi ndryshe: Nisa të shkruaj nga pamundësia për t’u shprehur! E ëma: Ka ëndërr të punojë në bibliotekë

1 Dhjetor 2023, 20:18| Përditesimi: 2 Dhjetor 2023, 07:38

  • Share

Ana Cara, shkrimtarja 25 vjeçare me aftësi ndryshe ishte sot e ftuar në “Studio Live” në Report Tv ku na tregoi se dashuria për artin, të bukurën dhe shkrimin nuk njeh pengesa.

Që në periudhën e karantinës ajo ka nisur të shkruajë libra dhe të shprehë botën e saj të brendshme në poezi. Këtë dashuri e ka kurorëzuar në librin “Dashuri e Heshtur” me proza të këndshme nga e përditshmja e saj për të cilin foli sot me gazetarin Arbër Hitaj.

“Është një libër që është ribotim për së dyti. Për jetën, teatrin, jetën e përditshme...”, tha Ana.

“Dëshira për të shkruar më ka ardhur që në lice . Pamundësia për t’u shprehur më bëri që të filloja të shkruaja”, shtoi shkrimtarja.

“Për librin shkruar më shumë gjatë kohës së karantinës. The thashë që këto shkrime do ti botoj patjetër.”, tha më tej ajo.

E ëma e saj Vera Cara tregon për problemin shëndetësor të Anës por edhe sakrificat që kanë bërë që ajo të ndjekë ëndrrat e saj.

“Ana ka paralizë të pjesshme. Kjo ka ndodhur gjatë lindjes dhe e ka ndjekur gjithmonë. Nuk e kam ndaluar sepse ana nëpër shtëpi ecën vetë. Në rrugë nuk e mban ekuilibrin do një person që ta shoqërojë. Edhe gjatë viteve të liceut e kemi shoqëruar deri te banka e klasës. Ka marrë pjesë në panair kur është botuar libri i parë. Me Rita Petron i caktoi që të rrinte aty të prezantonte librin e saj të parë.  Ka kohë që shkruan, ka filluar që në 9 vjeçare”, tha e ëma.

Një nga dëshirat e Anës siç tregon mamaja është që ajo të punojë në bibliotekë. Por deri më tani Vera thotë se ka qenë e pamundur pavarësisht përpjekjeve të saj.

“Ne kemi këmbëngulur që Anën ta çonim në shkollë. Ka qenë këmbëngulja e Anës që kemi arritur këtu. Kjo është e zgjuar vajzë punëtore shkruan. Ana ka shumë dëshirë të punojë në një biblioteke. Kam bërë disa herë kërkesa por e kam parë që të kthejnë përgjigje të ftohta. Ana ka dhe një kanal të sajin në youtube”, tha Vera, dëshirë që u mbështet dhe nga vetë Ana.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arber: 01/12/2023 21:28

    Flm qe ftuat Anen me mamin e saj dhe promovuat historine dhe talentin . Flm per empatine dhe dashamiresine edhe gazetarit. Shpresoj dhe deshiroj me zemer qe kjo vajze te gjej punen me bibloteke. A mund te bejme nje peticion per bashkine per ta arritur? Zoti bekofte familjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?