Naser Niku dhe Erion Veliaj

Një rrugë në New York mban emrin e Ismail Qemalit, Veliaj pret një prej nismëtarëve: Jam shumë krenar

14 Qershor 2023, 10:49| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 10:51

  • Share

Pas rrugëve "Fan Noli" dhe "Gjergj Kastrioti",  një tjetër rrugë në New York do të mbajë emrin e Babait të Kombit, Ismail Qemali. Për këtë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me një me nismëtarët, Naser Nikën.

Ai shkruan se është shumë krenar.

“Kënaqësi të prisja në zyrë, mikun dhe atdhetarin, Naser Nika, i cili bashkë me komunitetin e shqiptarëve në Staten Island, New York, realizuan këtë nismë.

Shumë krenar”, shkruan Veliaj.

Rruga në New York

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?