Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Opinion

Një rrugë 'shpëtimi' për Lulzim Bashën

28 Prill 2021, 18:00| Përditesimi: 28 Prill 2021, 18:04

  • Share

Lulzim Basha pas humbjes edhe të këtyre zgjedhjeve, nuk mund të fshihet më pas pretendimit se ato u vodhën, se edhe nëse është kështu, ai duhet të ikë edhe për këtë arsye, pasi nuk i mbron dot votat e demokratëve.

Nuk mund të fshihet as pas pretendimit se Edi Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kodin Zgjedhor, siç deklaroi në deklaratën e mos-humbjes, pasi kjo ndodhi për faj të tij, që dogji mandatet dhe la Ramën të bënte ç’të donte me ligjet në Parlament.

Është e vërtetë që ndryshimet në Kod për ndalimin e koalicioneve favorizuan Ramën, por këtë dhuratë atij ja bëri vetë Lulzim Basha, duke u larguar nga Kuvendi. Prandaj para se të bëjë përgjegjës Ramën, duhet ta drejtojë njëherë gishtin nga vetja e vet, që lejoi të ndodhte ndryshimi i Kodit, duke ikur nga Parlamenti, bashkë me aleaten e tij, Monika Kryemadhi.

Nuk mund të fshihet dot as pas pretendimit për presionin shtetëror e policer ndaj votuesve, kur vetë strukturat e tij të paligjshme, vranë e terrorizuan njerëz para dhe gjatë zgjedhjeve.

Nuk mund të fshihet dot as pas pretendimit se PD ka njohur një rritje të madhe në këto zgjedhje, me 20 apo 30%, pasi kjo nuk është e vërtetë. PD thjesht ka marrë votat e veta, të cilat katër vjet më parë kishin shkuar për LSI-në.

Kur e mori PD-në Lulzim Basha, kjo parti kishte diku tek 680 mijë vota. Tani ka 600 mijë. Pra, nuk qendron as ky argument si justifikim për t’u larguar.

Nuk mund të fshihet dot as pas pretendimet se u hodhën miliona euro nga PS për të blerë mandatet, se edhe nëse e marrim si të mirëqenë, që PS bleu 8-9 mandate, siç pretendojnë panelistët e opozitës, PD nuk humbi për këtë arsye, pasi PS, edhe pse kërkonte mandatin e tretë, mori plot 15 mandate më shumë se PD.

Por, meqë e ka të vështirë të largohet, pasi kuptohet, nëse dorëhiqet si kryetar i Partisë Demokratike, karriera e tij politike dhe ëndrra për t’u bërë kryeministër, merr fund përgjithmonë, ka një rrugë “shpëtimi” për të.

Basha mund të japë dorëheqjen dhe të shpallë garën për kryetarin e ri, dhe një prej kandidatëve, të jetë pikërisht vetë ai.

Kështu, edhe plotëson kërkesën e atyre që kërkojnë dorëheqjen e tij, një pjesë e të cilëve janë themelues dhe aëtarë Kryesie të PD-së, por edhe provon veten, nëse ka ende mbështetjen e anëtarësisë së PD-së, apo jo.

Nëse anëtarësia e voton, gjë që ka shumë mundësi, pasi gjatë këtyre viteve është kujdesur të ketë njerëzit e vet në strukturat e partisë, atëhere shuan gjithë zërat kundër tij dhe legjitimohet si kryetar që ka mbështetjen e partisë.

Kjo gjë do të kënaqte të gjithë palët, pasi edhe Lulzim Basha, edhe ata që kërkojnë largimin e tij, do të provoheshin para anëtarësisë së PD-së, e cila do të vendoste nëse do të vazhdojë me Bashën, apo me një kryetar të ri.

Tani se çfarë do të bëjë Basha, do e mbajë me dhunë selinë e PD-së kundër çdo zëri kritik, siç bëri sot, apo do reflektojë, kjo mbetet për t’u parë.

Fakt është se pas kësaj humbje, në PD kërkohet një përgjegjës. Dhe përgjegjësi s’mund të jetë gjithmonë kundërshtari.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niçja: 29/04/2021 02:25

    Basha nuk ka Fytyrë e Cipë,dhe Eunukët si Ai me shokë janë të këqinj,bi'polarë e të rrezikshëm!..pastaj,nqs fëmijet e familjen nuk i rrit këtu po në Hollandë,nuk ke Moral të kërkosh të bëhesh KryeMinistër..s'ke ideal,por do me vjedh nja 4 vjet të tjera,ose me e kall krejt në emër të Padronëve Serbo Rus

    Përgjigju
  • O tej: 28/04/2021 18:11

    Basha te hipe avionim e te ike ne Hollande te shetise ne Amsterdam te rruga me drita te kuqe si bukurosh i pispillosur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?