Suada Sherifi, Vis Bajraktari dhe Lori Hoxha

VIP & Spektakël

Një shans të dytë për Visin?! Lori Hoxha tregon femrën që e bën të ndihet xheloze

21 Janar 2019, 20:08| Përditesimi: 21 Janar 2019, 20:19

  • Share

Prej disa ditësh përflitet në të gjitha mediet rozë se blogerja shqiptare i ka dhënë fund lidhjes 6 vjeçare me të dashurin e saj Vis Bajraktari. Madje një nga komentuesit e ‘thumboi’ blogeren teksa i tregonte se 26 vjeçari kishte dalë me një tjetër femër në një nga clubet e kryeqyetetit. Gjithsesi asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë deri tani.

Para pak çastesh, Lori vendosi t’u kushtojë pak kohë ndjekësve të saj në rrjetet sociale, teksa u përgjigjet pyetjeve të tyre. “A beson në shanset e dyta?”- e pyet një prej tyre. “A nuk e bëjmë këtë gjë të gjithë,”- i përgjigjet blogerja, duke lënë të nënkuptohet se edhe për të dhe Visin mund të ketë një shans të dytë.

Më tej një tjetër ndjekëse e ka pyetur për femrën shqiptare që sipas Hoxhës është më e bukura dhe e bën të ndihet xheloze. “Suada Sherifi,”- është përgjigjur 24-vjeçarja duke zbuluar kështu femrën më të bukur sipas saj.

Përgjigjet e Lori Hoxhës në rrjetet sociale

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?