E patë Lulzim Bashën mbrëmë në Kavajë? Mbajti një miting të improvizuar në mes të shiut të natës, duke akuzuar Edi Ramën…për një sherr parkimi mes të vetëve. As nuk pyeti më parë si kishte ndodhur ngjarja, pse ishin nxjerrë armët e shkëmbyer grushtet mes protagonistëve. Egzaktësisht si Sali Berisha tek bomba e famshme e marketit VEFA në vitet ’90, apo menjëherë pas vrasjes së Azem Hajdarit në shtator 1998.
Mjafton shumë pak që Bashës, politikanit buzëqeshës të zgjedhjeve të 25 prillit, t’i bjerë zmalti, për t’i lënë vendin versioneve më qesharake dhe tragjikomike të “Bashës së fortë”, Bashës sfidues. Atij Lulzim Bashe që pamë dy vjet më parë kur dorëzoi mandatet.
Kur je njeri fals, e ke të vështirë ta ruash qetësinë dhe maskën e të moderuarit në momente krize e tensioni. Kavaja tregoi se Lulzim Basha nuk ka gënjyer një muaj rresht vetëm për shifrat, premtimet, as vetëm për të shkuarën e tij, por ka gënjyer mbi të gjitha për imazhin fals që po përhap nëpër Shqipëri këto orë, si njeriu i ndryshimit dhe shpresës.
E pamë njeriun e ndryshimit, teksa bënte pretenca rrugëve të Kavajës për një sherr banal simpatizantësh e militantësh të PD. E pamë të rreshtohej me një lehtësi çarmatosëse në krah të Ilir Metës që ka humbur komplet busullën e po merr në qafë fushatën e opozitës nga mëngjesi në darkë. E pamë Lulzim Bashën të rreshtohet në një fraksion sekonde me pasionin e jo më arsyen, me improvizimin e jo me maturinë e kryeministrit të ardhshëm, me spekulimin e jo me të vërtetën e fakteve. Dje na u shfaq një Bashë që i fryn zjarrit të tensionit politik në zemër të fushatës, në një nga zonat më të nxehta elektorale. Akti që një politikan i matur nuk e bën kurrë.
Kur je produkt i një skeme laboratorike elektorale, duhet t’i ruhesh pikërisht momenteve si ai i të hënës në darkë. Pikërisht momente si ky e tradhëtojnë një lider të instruktuar e “të bërë” deri në detaj, nga lideri i vërtetë që flet me gojën e vet e jo më formulat e ekspertëve zgjedhorë. Lulzim Basha në Kavajë provoi edhe një herë se është nga lloji i parë, jo nga i dyti. Nëse kishte nevojë për ta provuar edhe një herë këtë gjë…
o minxhoz ty duhet me ta fut prasin ne b...o legen
Përgjigjuo minxhoz ti duhet me ta fut prasin ne b...o legen
Përgjigjuo minxhos ty duhet me ta fut prasin,o legen pederast
PërgjigjuPras nuk ka se e hengri Tritan Shehu
Ky ka garderobe me maska.njeri shume i peshtire shume i perdorshem dhe me ngjan me ato nxenesit e dalluar po qe mesojn permendesh.mbas 25 do jete fshire nga mensja e cdo shqiptari.
PërgjigjuNa turperoi fare. Turp turp.
Përgjigju