Sandër Kovaçi

Frrok Çupi: Një shikas në oborrin e shkollës

19 Tetor 2022, 10:58| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 11:01

  • Share

Çfarë mund t’i ndodhë shkollës sot, nëse papritur, disa agjentë të agjenturës sekrete ose edhe ‘alienë’ të tjerë nga shekulli Vl do të shfaqeshin në oborrin e shkollës ose në klasat e nxënësve?… Këtë pyetje shtroi edhe Mark Twain kur tentonte të perceptonte një amerikan që, papritur, u ndodh në Anglinë e shekullit Vl, pikërisht në oborrin e mbretit Artur… Rreth kësaj ndodhie, Mark Twain pyet: ‘Vallë çfarë e goditi kokën e amerikanit që e çoi menjëherë pesëmbëdhjetë shekuj pas?’.

Në invers, kjo pyetje mund të bëhet sot mes nesh, që nuk jemi as amerikanë, as britanikë dhe as mbretërorë të Arturit. U desh vetëm një protestë e pakuptimtë e mësuesve në universitete, për të hyrë në thelbin e çështjes. Thelbi nuk ishte as mësimi, as shkenca, madje as pagesa.

Thelbi ishte ‘alieni’, ardhur nga një shekull i lënë pas. Nuk e kam fjalën vetëm për drejtuesin e grevës, Sandër Kovaçi, dhe jo vetëm pse ai vjen nga bota e ‘shërbimeve sekrete’, si një botë që nuk ka lidhje me universiarizmin. Kur them ‘universiarizmin’ kam parasysh ‘tërësinë’ ose edhe ‘gjithësinë’ e gjësë; dhe gjëja është dituria. Duke qenë në shërbim të shërbimit sekret, një jetë të tërë burri i botës është marrë me ndjekjen, me ligësinë, me torturën e tjetrit…, ose të paktën me shikimin e ngushtë si nga vrima e çelësit. Ky lloj njeriu vjen në universialitet dhe imponohet si ‘mësues i gjithësisë’.

Këtu e kam fjalën kur po flas për ‘shikasit në oborrin e mbretit Artur’. Sepse unë nuk e besoj se dikush që është dedikuar në ndjekien pasiononte të armikut të Partisë së tij, të vijë një ditë që po ky njeri të ketë energji pozitive, dije të qeta e të shtrira, kulturë të kohës, të ketë shpirt mësuesie… Jo, sepse është e pamundur që këto të mbahen në të njëjtin kurm. As edhe një tregtar atletesh nuk besoj se t’i thuash mbylle dyqanin e hajde mëso studentët, nuk do të mund ta bënte këtë gjë.

Ky është kuptimi më i thjeshtë i ‘figurës së mësuesit në universitet’.

Ndërsa kuptimi ynë mbi marrëdhënien SHIK- Jetë publike, është një kuptim që ende zgjon të dridhura të shumë njerëz. Shikas-it e fillimit të kësaj periudhe ‘demokratike’, ku bënte pjesë edhe mësuesi i matematikës, Kovaçi, provën e parë të përgjimit dhe dhunës e ushtruan pikërisht mbi studentët. Në fund të shkurtit 1997, shikasit ushtruan dhunë mbi studentët e Universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë. Cila ishte arsyeja? Arsyeja vinte me urdhër nga Tirana: ‘Kushdo që vihet përballë ushtrisë presidenciale për të mposhtur rebelët e Jugut, të kthehet në objekt të SHIK- ut’.

Studentët sapo kishin nisur një grevë urie me kërkesa për vendosjen e paqes së shkatërruar nga shteti, për cilësi mësimore dhe për kthimin te prindërit e tyre të parave të vjedhura nga skemat piramidale. Shikas-it hynë me forcë, natën, në dhomat e studentëve dhe ushtruan terror. Të nesërmen ndodhi ngjarja më e trishtë në qytet, vrasja dhe djegia e selisë së SHIK, ku kishte dokumente pa fund të përgjimit dhe që nuk duhej të binin në dorë të popullit (!).

Marrëdhënia SHIK- Shkollë është marrëdhënia më e trishtë dhe më alarmuese në jetën tonë publike.

Po atëherë, vallë, pse zgjidhet kategoria ‘SHISH’ sot për të deleguar ‘alienë’ në universitet? Është e njëjta teknologji e përdorur nga shkrimtari amerikan Twain për të dëshmuar se si një amerikan i shekullit 19 ‘u godit në kokë’ dhe e gjeti veten pikërisht në Britani, në shekullin Vl dhe në oborrin e mbretit. Në jetën tonë reale, shqiptare, e njëjta gjë ka ndodhur në disa fusha. Ja dy prej tyre:

E para, lidhja mes shikas-ve dhe shkollës

E dyta, lidhja mes  mjekëve dhe qeverisjes.

Një studiues i mirëfilltë i shërbimeve inteligjente, atë çfarë ka ndodhur në mesin tonë, do ta konsideronte një ‘alarm për një gjendje toksike’. Por nuk po e konsiderojmë deri këtu…; dmth nuk po e konsiderojmë se kjo është bërë me qëllim për të ndikuar te rinia e arsimuar që t’i manipulohet truri alias ‘inteligjencie’. Në vendin tonë, pas viteve ’90, mësuesit u ngjitën deri në majat më të larta ët shërbimit sekret, dhe anasjelltas: Zbritën nga majat e Inteligjencies dhe u vunë në krye të studentëve.

I pari pedagog që u rekrutua për në SHIK, ishte Bashkim Gazidede. Ai kujtohet si i deleguari i presidentit në dhunën kundër studentëve dhe popullit në Jug.

I dyti ishte Fatos Klosi, edhe ky një pedagog po nga auditorët e Gazidedes.

Dhe i treti, zoti Kovaçi, po nga të njëjtat banka…

Për të dytën: Lidhjen mjek- qeverisje…, kjo i ka dhënë hije bezdisëse gjithë dekadave të fundit. Edhe sot po tentojnë të sjellin një mjek kandidat për Tiranën. Pasi dështoi Berisha, pasi nuk rezistoi Ali Spahiu, pasi Shehu e kuptoi se ‘kaq ishte politika’…

Pasi ndodhi fenomeni, duhet të bëjmë pyetjet ‘pse?’ dhe ‘si?’

Pse dhe si u rreshtuan mësuesit, sidomos mësuesit e matematikës drejt SHIK- ut dhe nga SHISH, drejt shkollës? Pse dhe si u rreshtuan mjekët, sidomos mjekët që nuk kishin asnjë punë të njohur në fushën e tyre, për në qeverisjen e vendit… Është shumë e thjeshtë: Qeverisja  dhe të gjitha punët e varura nga politika, u rreshtuan sipas tarafit, sipas klanit e sipas klikës. ‘A je mësues matematike?… Hajde në SHIK… A je doktor, hajde në qeveri!…’

Sot e kësaj dite nuk e kemi kuptuar pse-në, veçse shikojmë vulgaritetin: Njeriu i SHIK-ut zbret në oborrin e shkollës dhe ndërton ‘kryengritjen për paratë e mia’.

Komento

Komente

  • Mohammad: 19/10/2022 23:29

    Cdo minute bindem qe perfundimisht spak tek ne eshte nje fluske sapuni. E di une qe jane dhene mln per kto kovacet dhe nuk e di spak?! Pse min.arsimit nuk dergon nje audit ne rektorat dhe te shohe cfar ka bere dhori culo me parate e universitetit dhe cfar ka marr ne pune si"pedagoge"?! Nje mikja ime ish pedagoge sot ne pension kur e pyeta si shkon me"koleget" e rinj?! Me thote" e ka bere dhori fakultetin si surrati vet". Pse vehting ktyre dhe jo audit rektoratit dhe menyres si jane marrë ne pune?! Pse min.arsimit nuk merr profesore te deve te ndryshme nga bota dhe ti marri ne testim keto" pedagoget" e dhorit. Ju siguroj qe as 10% nuk kalojne. Zoti Rama,mbroje dhorin se ti dhe doktorri e keni sh per zemer,,,,,????

    Përgjigju
  • Tasi: 19/10/2022 15:25

    Tja spjegoje dikush Frrokut te Noc Rames se sigurimi i shtetit nuk funksionon prej 91 e ketej. Keshtu qe nuk u ka me borxh si ish bashkepuntor. Ah, ndryshon puna nese e vazhdon pasionin per sport.

    Përgjigju
    • Mohammad: 19/10/2022 23:32

      Veja emrin si te dush po ktij kovacit i dine dynjoja edhe pseudonimin. Dihet kush i ka qef kto me b*th ne uje per ti perdor. Problemi eshte qe sduhet vehting por audit ne rektorat per paret qe jane bo rrush e kumbulla nga dhori culo,por as rama as doktorri nuk durojne as mizen tek dhori????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?