Kryeministri Edi Rama

Opinion

Një Shqipëri PanRamerike në Mesdhe

6 Qershor 2021, 20:43| Përditesimi: 6 Qershor 2021, 20:48

  • Share

Tashmë që refreni i pafre ‘referendum-referendum popullor’ pushoi prej rezultatit zgjedhor; tashmë që Partia Demokratike e shndërruar në demonkratike po lufton të nxjerrë demonin jashtë; tashmë që copë-ozitat e tjera partiake u tretën si kripa në detin e humbjes; tashmë që Tirana është më pranë Brukselit se kurrë, ne kemi një panoramë të plotë sidomos pasi është aktivizuar edhe dueti i duhur Amerikë-Spak. Nuk është pak!

Për më tepër që Rama vetëm përsëri nuk humbi por Shqipëria fitoi dhe gjithë opozita përsëri nuk fitoi por populli nuk humbi; ne kemi edhe një silogjizëm politik i cili do ta ndjekë Ramën përderisa i qëndron liderit novator dhe të guximshëm. Lideri i guximshëm është gjithnjë i drejtë. Ai qëndron i vetëm sepse ftimtari qëndron i vetëm. Ndryshe fitorja nuk është plotësisht e pastër dhe plotësisht e madhe. Mirëpo fitorja ishte e madhe sa humbja. Tashmë vërtet, Shqipëria do të dukej bosh pa Edi Ramën.

Kemi hyrë në fazën post tranzicion. E vulosur me votacion. E vjetra duket më e vjetër, e reja më e re. E shkuara më e largët, e ardhmja më e afërt. Dhe padyshim kemi kaluar nga ‘Shqipëria, çdo të bëhet?’ tek ‘Shqipëria, ç’po bëhet?’.
Dhe Shqipëria po bëhet! Po pastrohet politikisht. Jemi në aksionet e para dhe ka mundësi të mos kemi parë asgjë akoma. Po modernizohet në infrastrukturë dhe në imazh. Po fuqizohet në turizëm e bujqësi. Në perustinë gjeopolitike Washington- Bruksel-Stamboll vlojnë projektet dhe përpjekjet zhvillimore.

Shqipëria po bëhet balli i Ballkanit. Populli zgjodhi të vazhdojë me demokracinë dhe ligjshmërinë. Sot kemi një Shqipëri që çdo ditë i ngjanë Europës. Nuk është më një Afrikë e bardhë por një Shqipëri Pan-RAm-erike në Mesdhé.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?