Hellas Verona

Një shqiptar bëhet trajner i parë në klubin e Serie A

20 Tetor 2022, 21:48| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 21:53

  • Share

Hellas Verona firmosi me trajnerin Salvatore Bocchetti deri në 2027. Ish-futbollisti i Serie A ka drejtuar moshat e Veronës, teksa drejtuesit vendosën ta kalonin në ekipin e parë pas shkarkimit të trajnerit Gabriele Cioffi. Vetëm 35 vjeçar, Boccheti la futbollin muaj më parë duke mos pasur licencën e UEFA Pro për trajnerët.

Në kushtet kur Liga nuk lejon trajner pa licencë, Verona ka gjetur zgjidhjen ideale. "Arena" në Itali bën me dije se do jetë Dritan Dervishi trajneri "me letra" i Veronës. Zbuluesi i talenteve ka kryer kursin e UEFA Pro në Shqipëri dhe ka mundur të plotësojë kërkesat për të qenë trajner, edhe pse këtë profesion nuk e ka ushtruar asnjëherë.

Ish-drejtori sportiv i Partizanit në Shqipëri, Dervishi do jetë në stol të paktën deri në fundin e këtij sezoni. Ndërkohë trajneri i ri i Verona, Boccheti do duhet të presë deri qershorin e 2023 për të kryer kursin e UEFA Pro në Itali për të marrë letrat, paçka se ai do e drejtojë ekipin,

Dritan Dervishi

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?