Bota

Një shqiptar mes të ndaluarve për komplotin kundër zgjedhjeve në Venezuelë, akuzohet për pagesa nga SHBA (EMRI+FOTO)

20 Maj, 21:51| Përditesimi: 21 Maj, 16:52

  • Share

Ministri i Brendshëm, i Drejtësisë dhe Paqes në Venezuelë, Diosdado Cabello, denoncoi një tjetër përpjekje për sulm të organizuar nga opozita ekstremiste venezueliane, me synim destabilizimin e vendit dhe sabotimin e zgjedhjeve të planifikuara për të dielën, më 25 maj. Sipas tij, tentativa është udhëhequr nga Iván Simonovis, ish-oficeri i Forcave të Armatosura (FANB), Arturo José Gómez Morante dhe opozitarja María Corina Machado.

Gjatë një konference për shtyp, Cabello theksoi se plani përfshinte vendosjen e mjeteve shpërthyese dhe detonatorëve elektronikë në ambasada, komisariate policie, spitale, shërbime publike dhe ndaj personaliteteve të shtetit venezuelian, raportohet në mediat vendase. 

Ai bëri me dije se janë arrestuar gjithsej 38 persona të tjerë ndër ta specialistë të eksplozivëve, kontrabandistë njerëzish (“coyotes”) dhe mercenarë – nga të cilët 17 janë të huaj, përfshirë disa ukrainas, dhe 21 janë me shtetësi venezueliane.

Ministri sqaroi gjithashtu se Arturo José Gómez Morante ndodhet nën mbrojtjen e qeverisë amerikane dhe ka lidhje direkte me grupet konspirative të drejtuara nga Simonovis dhe Machado.

Ndër të ndaluarit, Cabello njoftoi se është edhe një shtetas shqiptar me shtetësi kolumbiane, i quajtur Enid Kasmi, i cili, sipas të dhënave të përftuara nga pajisjet mobile që kishte në zotërim, ka marrë pagesa nga Shtetet e Bashkuara për të ndërmarrë veprime destabilizuese dhe të dhunshme në Venezuelë.

 

H.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?