Në dosjen e siguruar nga Report Tv në lidhje me laboratorin e drogës në fshatin Pinet të Ndroqit në Tiranë është edhe dëshmia e shitëses së fshatit.
Ajo ka thënë për policinë se ka një dyqan rreth 1 km afer banesës ku u gjet lënda narkotike. Para rreth një jave, ditë e shtunë, në dyqan ka ardhur një shtetase femër, e panjohur e cila nga dialekti nuk ishte e zonës.
Ajo ka qenë me një automjet, por nuk ia ka fiksuar targën. Ajo i ka dhënë një letër me një nr. Celulari dhe i ka thënë tia jepte faturistit të zonës që ta merrte në celular. Nëpërmjet djalit të saj, shitësja i ka dhënë letrën faturistit të zonës, të cilin nuk e njeh me emër.
Lajmi kryesor:
Dosja/ 'Shtëpia e barit' në Ndroq u zbulua nga SHÇBA, pronari jeton në Austri, e dha me qira! 2 gra të shoqëruara nga fëmijët kontrollonin kanabisin! Dëshmitë e shitëses dhe fqinjit
K.T./ReportTv.al