Një armë e re kundër COVID-19? Një shtresë anti-mikrobike do të jetë në gjendje të largojë koronavirusin nga sipërfaqet deri në 90 ditë pas vetëm një aplikimi
Studiuesit e Universitetit të Arizonës, zbuluan se përqindja e viruseve në sipërfaqet e veshura me këtë produkt eleminon me 90%, në vetëm 10 minuta dhe me 99.9% në dy orë koronavirusin.
“Mendoj se është veçanërisht e rëndësishme për sipërfaqet që përdoren më gjerësisht si ato të metrove dhe autobusëve, sepse ju mund t’i dezinfektoni ato, tha Charles Gerba, autori kryesor i studimit.
Ekipi i Universitetit të Arizonës testoi një shtresë të krijuar specifikisht për të vepruar kundër viruseve të zhvilluara nga kompania Allied BioScience, e cila gjithashtu financoi studimin e tyre.
Substanca pa ngjyrë spërkatet mbi sipërfaqe dhe duhet të ripërdoret çdo tre ose katër muaj.
Veshja denatyron proteinat e koronavirusit dhe sulmon shtresën e saj mbrojtëse.
Teknologjia e të ashtuquajturave ‘veshje vetëdezinfektuese’ ka ekzistuar për gati një dekadë dhe është përdorur më parë në spitale për të luftuar përhapjen e infeksioneve, duke përfshirë bakteret rezistente ndaj antibiotikëve.
Artikulli i botuar në vitin 2019 nga studiuesit e Universitetit të Arizonës zbuloi se ‘veshjet’ zvogëlojnë infeksionet e fituara nga spitali me 36%.