Sulmuesi Viktor Gyokeres

Sport

Një 'silurues' për 'topçinjtë', Arsenali blen Gyokeres për 73 mln €! Goditja pas Madueke-s dhe Zubimendi-t

15 Korrik, 12:25| Përditesimi: 15 Korrik, 12:30

  • Share

Arsenali i sezonit të ri pritet të jetë i frikshëm. Klubi londinez është shumë afër goditjes së madhe për majën e sulmit, teksa agjentët e Viktor Gyokeres ndodhen në Londër për mbylljen e detajeve të fundit. Përfaqësuesit e futbollistit luajtën një rol kyç me uljen e pretendimeve për komisionet, teksa Sporting ka pranuar ofertën prej 63.5 milionë euerosh.

Megjithatë problem për momentin mbeten vetëm bonuset e parashikuara prej 10 milionë eurosh. Portugezët kërkojnë që të jenë sa më të lehtë dhe të arritshëm. Me qëllim për t’u transferuar te Arsenali Gyokeres refuzoi një pagë të majme nga Arabia Saudite, ndërsa ai pritet të jetë zgjidhja për sulmin, pasi në sezonit e fundit ka shënuar 52 gola, duke u shpallur edhe golashënues në Portugali.

Suedezi nuk është i vetmi që bashkohet me Arsenalin deri më tani. ‘Topçinjtë’ janë përforcuar me Noni Madueke-n nga Chelsea për 60 milionë euro, ndërsa edhe kartoni i Zubimendit ka një çmim të ngjashëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?