Boris Johnson ka thënë se Vladimir Putin e kërcënoi atë me një sulm raketor në një telefonatë "të jashtëzakonshme" në prag të pushtimit rus të Ukrainës. Boris Johnson, si kryeministër aso kohe, thotë se Putin para se të niste lufta, e mori në telefon dhe i ka thënë se një sulm raketor do t’i merrte vetëm një minutë punë.
Kërcënimi u bë gjatë një bisede të gjatë telefonike midis dy liderëve, pas një vizite të Johnson në Kiev në fillim të shkurtit 2022, ku Johnson paralajmëroi se lufta do të ishte një katastrofë.
Kjo telefonatë është zbuluar nga vetë Johnson për një dokumnetar të BBC-së. Johnson e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë.
"Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: Boris, nuk dua të të lëndoj, por, me një raketë, do të duhej vetëm një minutë" ose diçka e tillë. Por unë mendoj se nga toni shumë i qetë dukej se ai thjesht po luante së bashku me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte.”
Lajmi kryesor:
Lufta/ Boris Johnson: Putin më kërcënoi se do bombardonte Mbretërinë e Bashkuar! Kremlini përgjigjet: Gënjeshtër e sajuar prej tij
SI.E./ReportTv.al