Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak ambicia dhe do bëni edhe gjëra që më parë nuk keni mundur.Ju të dashuruarit do jeni akoma më të hapur me partnerin dhe do mendoni të bëni ndonjë çmenduri ndryshe nga më parë. Emocionet dhe kënaqësitë do jenë të pandalshme sot.
Demi
Gjatë kësaj dite nuk do keni aspak kundërshtime me ata që keni pranë dhe qetësia do mbizotërojë gjithë kohës.Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë tejet e animuar dhe kënaqësitë do jenë të forta gjithmonë. Do ndiheni më së miri pranë atij që dashuroni. Ju beqarët keni mundesi te arta.
Binjakët
Më në fund konfliktet dhe mërzitjet e kohëve të fundit do marrin fund gjatë kësaj dite. Nuk do hezitoni më të thoni atë që mendoni dhe do ndiheni më të qetë. Nëse keni një lidhje dhe marrëdhënia juaj është e fortë keni për të kaluar momente fantastike pranë partnerit.
Gaforrja
Edhe pse do gjendeni shpesh në situata të sikletshme gjatë kësaj dite keni për t’i kaluar me qetësi të plotë. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga klima e qetë që do mbizotërojë në jetën tuaj për të folur me partnerin për gjithçka pa pasur druajtje. Po i shtytë gjërat për më vonë do keni probleme.
Luani
Në disa momente reagimet që do bëni nuk do jenë të duhurat megjithatë në moment do ndryshoni mendim dhe do ndreqni gjithçka. Ju të dashuruarit, të nxitur nga Mërkuri, do bëni të gjitha përpjekjet e mundshme për ta përmirësuar jetën tuaj në çift.
Virgjëresha
Mirë është që të mendoheni gjatë para se të mbani pozicione sot në mënyrë që mos gaboni. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni diplomatë dhe nuk duhet kurrsesi të hidhni hapa të nxituara. Silluni mirë me atë që keni në krah. Ju beqarët do keni një ditë plot ngjyra dhe do argëtoheni jashtë mase.
Peshorja
Nëse doni të mos keni probleme gjatë kësaj dite më mirë merrini gjërat s amë shtruar dhe mos u nxitoni të bëni premtime. Për ju të dashuruarit do ketë edhe disa momente delikate sot. Nuk do ju pëlqejë sjellja e partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Kujdes mos thoni fjalë lënduese.
Akrepi
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni shumë të duruar dhe do i merrni gjërat shtruar. Probleme serioze nuk kanë për t’iu ndodhur aspak. Për ju që keni një lidhje do mbizotërojë qetësia gjithë kohës. Do flisni lirshëm me partnerin tuaj dhe do i sqaroni të gjitha mosmarrëveshjet.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni të hapur për gjithçka dhe plotësisht të bindur se për të pasur një jetë të lumtur duhen provuar edhe gjërat më të çuditshme. Ju të dashuruarit do kaloni momente mjaft dinamike. Çdo moment do jetë interesant dhe nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment nga ai që keni në krah.
Bricjapi
Do jeni shumë të nxituara gjatë kësaj dite dhe në këtë mënyrë mund të bëni gjëra vërtet të gabuara që do ju kushtojnë shtrenjtë. Ju që keni një lidhje nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe më e keqja do jetë se do kërkoni gjithmonë të dale e juaja, por mos u nxitoni ne vendime.
Ujori
Gjatë kësaj dite do e lini pas të shkuarën dhe do mendoni me pozitivizëm vetëm drejt së ardhmes. Yjet do ju favorizojnë. Ju që keni një lidhje do bashkëpunoni pafundësisht me atë që keni në krah. Nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni sepse partneri do kujdeset edhe për detajet më të vogla.
Peshqit
Humori juaj nuk do jetë shumë i mirë gjatë kësaj dite dhe herë pas here do ju duket sikur nuk do keni rrugëdalje. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni të zënë me punë, nuk duhet ta lini pas dore personin që keni në krah. Në rastin më të keq, shpjegojani atij situatën në mënyrë që të mos mërzitet.
Komente
