Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se është i hapur për një takim me ish kryeministrin Sali Berisha, për një bashkim të PD.
Bardhi: Parimi është unë e jap përgjigjen ashtu si mua ma vjen ta jap. Platforma do të jetë publike, nëse ka apo jo vija te kuqe. Pyetjes tuaj ju kam kthyer disa herë përgjigje. Unë s’kam asnjë problem të ulem me cilindo brenda PD, për të diskutuar se cila është rruga më e mirë për ta çuar përpara PD.
Pas mbledhjes se grupit parlamentar, Bardhi iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve nëse mes tij dhe Alibeajt ka një “përplasje”, pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm sot në mbledhje.
Bardhi: Alibeaj nuk ka qenë në seancë, në mbledhjen e fundit të grupit Alibeaj ka qenë prezente. Ka një detyrim statutor, ajo që unë di t’ju them është se funksionari më i lartë drejtues i partisë për momentin është Tabaku.
Lajmi kryesor:
Thellohet ndarja brenda PD! Deputetët: Jo garë për kryetar tani! Degët: Zgjedhje brenda 15 korrikut, pala e Berishës zero reflektim për bashkim
M.Q.//ReportTv.al