Një tatuazh njësoj! Këngëtari ‘shpërthen’ ndaj Olsi Bylykut: Më vodhi idenë, dinte të bënte vetëm tattoo me shkronja kineze! (VIDEO)

11 Shkurt 2020, 12:23| Përditesimi: 11 Shkurt 2020, 12:46

  • Share

“Money” është projekt i më i fundit muzikor që Lorenc Hasrama ka sjellë për publikun, një këngë që është pëlqyer shumë.

I ftuar në “Rreze Dielli” këngëtari ka folur për fillimet e tij në muzikë, pjesëmarrjen në “The Voice of Albania”, bashkëpunimet me Olsi Bylykun si dhe këngën e re.

Megjithatë Lorenc Hasrama ka folur edhe për tatuazhet, që në trupin e tij janë të shumta.

Këngëtari ka thënë se vetëm një tatuazh është një formë motoje tatuazh që po njësoj është bërë edhe nga Olsi Bylyku, me të cilin këngëtari ka vite miqësi.

Lorenc Hasrama thotë se ishte pikërisht ai që i dha idenë Olsit për të bërë këtë tatuazh dhe tregon me humor përse.

Pjesë nga biseda:

"-Cili tatuazh të pëlqen më shumë dhe a ke ndonjë dedikim?

-Nuk kam tatuazhe dedikimi, kam vetëm këtë në qafë (Remember ëhy you started) që e kam patur moto që para disa vitesh.

- Ka dhe Olsi një ashtu. Kush ka kopjuar kë?

-Ti mendon se Olsi di kaq shumë anglisht? (qesh). Olsin doja ta bindja të bënte tatuazh. Pse? Sepse ka pas bërë disa shkronja kineze sikur ka qenë në burg, gjoja se kishte bërë gërmat e familjes. Doja ta bindja të bënte dicka ndryshe. Unë I kam aq shumë qejf tatuazhet, sa dua ti bëjnë edhe njerëzit që rrinë me mua. Dhe I thashë të bënte dicka njësoj si unë.” shprehet këngëtari.

Përsa i përket planeve muzikore ai thotë se ka disa projekte të reja për të cilat po punon, por ende nuk ka një emër këngëtari me të cilin mund të sjellë një bashkëpunim.

Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?