Një testi i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri

9 Tetor 2022, 08:33| Përditesimi: 9 Tetor 2022, 08:34

  • Share

Një testi i ri gjaku zbulon mbi 50 lloje kanceri dhe vendin e origjinës së tyre në trup. Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t'u përmirësuar. Testi i ri i gjakut që u prezantua në një kongres të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë, njeh ADN-në tumorale dhe vendin se ku gjenden ato në trup. Testi tregon pra jo vetëm nëse pacienti ka kancer, por edhe llojin e tij.

Studiuesit testuan për kancer rreth 6.000 vetë mbi moshën 50 vjeç. Rreth një për qind e testeve të gjakut ishin pozitive. Testet e mëvonshme konfirmuan se një e treta e atyre që rezultuan pozitivë kishin vërtet kancer. Në subjektet e testimit u gjetën tumore në gjithsej 15 organe dhe inde të tjera të trupit.

Megjithatë testi ende nuk mund të zëvendësojë kontrollet e zakonshme të kancerit, pasi teknologjia ka akoma nevojë për t'u përmirësuar./ DW

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?