“Një tigër në shtëpi”, shfaqja për fëmijë te Eksperimentali! Fundjava/ Muzikë, kërcim dhe humor për spektatorët e vegjël

11 Nëntor, 10:52| Përditesimi: 11 Nëntor, 15:51

  • Share

“Një tigër në shtëpi” është produksioni më i ri teatral i Teatrit Eksperimental në Tiranë, një shfaqje drejtuar fëmijëve. Ditët e para të vënies së saj në skenë u pritwn shumë mirë nga spektatori i vogël.

“Është një shfaqje e këndshme me muzikë, me humor, e cila përcjell edhe mesazhe për fëmijët, edhe për të rriturit. Në një shtëpi krejtësisht normale, të zakonshme vjen një tigër, që në pamje të parë duket si një tigër i zakonshëm, por ai është i jashtëzakonshëm.”, - shprehet regjisori Endri Çela.

Ky tigër është i kulturuar dhe ajo çfarë e dallon nga njerëzit është vetëm se nuk di të flasë. Nën shoqërimin e këngëve dhe kërcimeve, duket se ai nuk ndryshon shumë nga të qerit njeri. Ai madje është vegjetarian dhe ha me lugë, pirun, thikë e pecetë.

“Sa i përket shfaqjeve për fëmijë është eksperienca ime e parë në teatër dhe po të më jepet mundësia do të interpretoja përsëri.”, - thotë aktorja e vogël Kristiana Boçe.

Ndërsa për aktoren Adriana Tolka, çdo aktor duhet të interpretojë në shfaqjet për fëmijë.

“Kam luajtur më shumë se 10 herë në shfaqje për fëmijë. Them se të paktën njëherë në vit çdo aktor i skenës duhet të provojë të luajë në një shfaqje për fëmijë. Jo vetëm që të ndihmon të punosh shumë mirë me një karakter, por njëkohësisht është edhe një çlodhje e madhe nga stresi i përditshëm i botës sonë të të rriturve.” , -vëren ajo.

“Një tigër në shtëpi” do të vijojë të shfaqet gjatë fundjavave në skenën e Eksperimentalit.

 

 

B.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?