Një tjetër aksident me vdekje është shënuar këtë të shtunë në Blesh. Një 17 vjeçar ka përplasur me motor një këmbësore 80 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në spital
"Në aksin rrugor “Belsh-Grekan”, motomjeti me drejtues shtetasin B. A., 17 vjeç ka përplasur shtetasen R. L., rreth 80 vjeçe (këmbësore).
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja R. L., ka ndërruar jetë në spital", njofton policia.
Gjithashtu, është dëmtuar 17-vjeçari i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me 17-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po kryen hetime për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Lajmi kryesor:
Dy aksidente me dy viktima në Elbasan! Humb jetën 40 vjeçari në aksin 'Cërrik-Belsh'! 17 vjeçari i merr jetën këmbësores
B.K/ReportTv.al