Zonja e Parë Amerikane, Melania Trump

Bota

Një tjetër akuzë për plagjiaturë për Melania Trump

9 Maj 2018, 22:54| Përditesimi: 9 Maj 2018, 22:59

  • Share

Duket se origjinaliteti nuk është pika më e fortë e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara. Pas akuzave për kopjimin e fjalimit të Michelle Obama, tashmë një tjetër rast plagjiaturë rëndon mbi Melania Trump. Ajo ka publikuar një broshurë në lidhje me fushatën e lundrimit të sigurt të fëmijëve në internet, e cila duket se është identike me versionin e vitit 2014 të botuar nga administrata Obama.

Zonja e parë e Amerikës ndodhet për të disatën herë në qendër të akuzave për plagjiaturë. Trump nisi të hënën iniciativën Be Best, lëvizje të cilës i ka dedikuar dhe një website ku prindërit mund të gjejnë broshurën me informacione mbi lundrimin e sigurt të fëmijëve në internet. Por pas reagimeve të ashpra në mediat sociale përmbajtja u korrigjua dhe u përkufizua si një promovim që Trump i bën broshurës ekzistuese.

Një tjetër rast plagjiaturë u shënua në vitin 2016, kur zonja e parë gjatë një fjalimi kishte përdorur të njëjtat fjalë me paraardhësen e saj Michelle Obama.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?