Arjola Trimi, atletja shqiptare që garon për Italinë në lojrat paraolimpike me aftësi të kufizuara, ka fituar dy medalje të artë në sportin e notit. Atletja që garoi në Tokio ka fituar medaljen e artë në 100 metra stil i lirë në kategorinë S3 dhe medaljen e artë në sitlin shpinë 50 metra.
34-vjeçarja ka lindur në Tiranë më 1987 e qysh fëmijë u diagnostikua e sëmurë tetraplegjike. U transferua në Milano në moshën 2 vjeçare. E apasaionuar pas notit Arjola u bë një notare profesioniste e pjesë e skuadrës paraolimpike italiane.
Në lojërat e Tokios ajo fitoi dhe medaljen e bronzit në stafetën mix 4 për 50 metra stil i lirë. Me medaljet e fituara në këtë Paraolimpiadë, Arjola Trimi çon në 30 numrin e medaljeve të fituara në kategorinë e saj.
Kush është Arjola Trimi, 'diamanti shqiptar i notit' që përfaqësoi Italinë në Lojërat Paralimpike të Tokios
Arjola Trimi, e lindur në Tiranë në 1987, numëron 113 medalje. Si shumë shqiptarë, ajo së bashku me familjen u zhvendos në Itali teksa ishte vetëm 2-vjeç, ku shkroi historinë dhe vijon të lërë gjurmë. Pikëtakimi i saj me sportin e notit erdhi si një "detyrim", pasi basketbolli ishte "dashuria e saj e parë". Rreth moshës 12-vjeçare, ajo zbuloi se vuante nga një sëmundje e trashëguar dhe që nga ai moment, iu desh që të nxirrte forcën dhe vendosmërinë, që e kishte të fshehur brenda vetes, për të filluar një jetë të re. Basketbollin e la mënjanë dhe zbuloi se sa shumë e donte notin rastësisht, gjatë kohës që bënte seancat e saj të fizioterapisë.
Debutimi i Arjola Trimit daton në vitin 2012, kur arriti rezultate të shkëlqyera që në garat e para. Vetëm një vit më pas erdhi dhe ngritja në nivel ndërkombëtar, në kupën e Botës në Montreal, që e bëri atë fituese të 2 medaljeve argjendi dhe 2 bronzi. Që nga ai momenti, medaljet për të nuk munguan në asnjë garë!