Kronikë

Një tjetër breshkë uji gjendet e ngordhur në plazhin e Rrjollit në Velipojë (VIDEO)

26 Tetor 2019, 16:14| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 16:24

  • Share

Një breshkë e ngordhur është gjetur ditën e sotme nga banorët e plazhit të Rrjollit në Velipojë. Nga pamjet e ardhura nga një qytetar për Shqiptarja.com, shihet se breshka ka disa kohë që ka ngordhur dhe ka nisur të dekompozohet.

Breshka e ngordhur është nxjerr nga dallgët në breg dhe është e llojit, ' Kareta-Kareta'. Shkaqet e ngordhjes së breshkës nuk dihen, por nga lloji i saj në vendin tonë gjatë kësaj vere ka patur shumë raste ngordhje.

Ndikimi kryesor që mund të çojë deri në ngordhjen e breshkës është ndotja e ujit, por nuk përjashtohet fakti se mund të ketë ngordhur nga përplasja e dallgëve në breg.

1572098500_breshka.jpg

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?