Një tjetër efekt negativ i Covid, ka rritur rezistencën ndaj antibiotikëve...

27 Qershor 2020, 11:18| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 11:20

  • Share

Në Kinë shkencëtarët kanë zbuluar se ekziston një lidhje e fortë midis rezistencës pandemike të Covid-19 dhe rezistencës ndaj antibiotikëve.

Edhe studime të tjera kanë konfirmuar dyshimet për këtë fakt.

Ndërkohë, Massimo Andreoni, drejtor shkencor i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale ka konfirmuar se në shumë raste, pacientë të shtruar në Terapinë Intensive kanë humbur jetën pasi terapitë me antibiotikë me të cilat ata u trajtuan kundër infeksionit nuk dhanë asnjë rezultat pasi Covid kishte rritur rezistencën ndaj antibiotikëve.

Në rastin e Covid, infeksioni, për të ‘jetuar’, ka zhvilluar, si të gjitha mikroorganizmat, aftësinë për ti bërë të pavlefshëm antibiotikët që e sulmojnë për ta vrarë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?