Enrico Barduani

Një tjetër gjeneralmajor italian merr komandën e KFOR-it në Kosovë! Enrico Barduani është njohës i mirë i Ballkanit

11 Tetor, 13:24| Përditesimi: 11 Tetor, 13:32

  • Share

Prishtine - Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Ai mori detyrën nga komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash. 

Detyra iu dorëzua në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku ndër të tjerë kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it dhe pritet të jetë në këtë detyrë për një periudhë njëvjeçare. Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Italisë. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.

Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.

NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?