Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato

Politikë

‘Një tjetër hap i rëndësishëm i Shqipërisë!’ Ambasadori i BE-së Gonzato reagon për hapjen e grupkapitullit për 'Tregun e Brendshëm': Ju mbështesim, tani të zbatohen reformat

15 Prill, 14:31| Përditesimi: 15 Prill, 14:37

  • Share

Një tjetër hap i rëndësishëm i Shqipërisë drejt integrimit Europian.

Kështu e vlerësoi ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, hapjen e grupkapitullit për “Tregun e Brendshëm”, me konferencën ndërqeveritare që u mbajt dje në Luksemburg.

Diplomati i lartë ka reaguar përmes një reagimi në llogarinë personale në platformën 'X'.

Gonzato u shpreh mes të tjerash se “tani duhet të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE”.

“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: Hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në.

Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shkruan ambasadori.

Postimi i ambasadorit të BE, Silvio Gonzato

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?