Mjeku Tritan Kalo

Në korrik del në pension, infeksionisti i njohur Tritan Kalo: Do të rikthehem në Kanada, puna këtu nuk vlerësohet! Më shumë respekt për 'bluzat e bardha'

1 Prill 2023, 12:34| Përditesimi: 1 Prill 2023, 13:32

  • Share

Mjeku i mirënjohur infeksionist, Tritan Kalo ka vendosur të largohet përfundimisht nga Shqipëria. Lajmin e ka bërë me dije vetë mjeku me anë të një statusi në Facebook. Pas daljes në pension në korrik të këtij viti, Kalo ka zbuluar se ai do të vazhdojë jetën në Victoria të Kanadasë, aty ku ka edhe një pjesë të familjarëve të tij.

Kalo ka edhe disa kritika për sistemin shëndetësor, për të cilin thotë se këtu nuk vlerësohet profesionalizmi, por para vendosen interesat partiake. Mjeku i njohur kërkon më respekt për bluzat e bardha.

Në përfundim të shkrimit, Kalo shkruan se e në çdo qelizë përjetësisht i është “gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma” edhe pse do të largohet nga vendi.

Postimi i plotë

1.04.2023….Muaj PRILLI të mbarë miq, të afërm, mirëdashës, kolegë e bashkëkombas….1.04.1997 shënon ditën e mbërritjes sonë në ishullin e Vankuverit të Kolumbisë Britanike, Kanada, fillimisht për dy vite në Nanaimo ku më 7.08.1998 erdhi në jetë bija jonë e tretë, Genta Juna Kalo, dhe prej 1.07.1999 e në vijimësi në kryeqendrën e provincës, Viktoria….Prej Shtatorit 1996 i kishim në dorë dokumentet e emigrimit për në Kanada, por megjithatë hezitonim shumë të largoheshim nga “Dheu ku na kish lerë koka”….Ishim të instaluar shumë mirë në Paris, Francë ku unë edhe studiova, por së bashku me time shoqe dhe dy vajzat e lindura në Shqipëri vendosëm të riktheheshim në fillimvitin 1993, me idenë e dëshirën të kontribuonim në ZHVILLIMIN dhe në DEMOKRATIZIMIN, e vendit tonë të dalë nga 45 vite diktaturë….”Guri i rëndë në vend të vet” ishte diçka, që prindërit na e kishin ushqyer përditë me dashurinë për NËNË LOKEN SHQIPËRI….Pozicionin profesional të punës në Paris, të marrë përmes konkurrimit kurrë nuk mbërrita ta marr në vendin tim, edhe pse i Diplomuar me “Medalje të Artë” në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe i vetmi mjek në atë kohë i Diplomuar në një prej 100 universiteteve më në zë në Botë, Universiteti Paris 7, Fakulteti i Mjekësisë “Xavier Bichat” në dy domene të rëndësishme të mjekësisë klinike: 1- Sëmundjet Infektive e Tropikale, dhe 2- Reanimacionin Mjekësor….

Viti i praptë 1997 na krijoj angështinë e vijimësisë së jetës në Shqipëri…PROFESIONALIZMI, PËRKUSHTIMI dhe PUNA pak u vlerësuan në atë kohë, dhe ato përsëri pak u vlersuan pas rikthimit tim nga Kanadaja në Korrik 2009, kur “gëzova edhe statusin e të papunit” për një vit si dhe të mos rikthimit në auditorët e dijedhënies në vijimësi deri më sot….NËSE nuk je konformist, militant apo një servil i delezuar pas forcave politike të dala me shpalljen e pluralizmit në Shqipëri më 15.12.1990, pak ose aspak të ofrohen mundësitë e dhënies së më të mirës tënde si Mantelbardhë i panjolltë….KËTË gjë nuk duan t’a pranojnë myteberët politikbërës në Shqipëri, ndaj edhe i mirëkuptoj shumë kolegë përse ata largohen nga “Dheu i të parëve të tyre”….

FATKEQSISHT “Partia, Kryetari” prevalonin e vijojnë të prevalojnë mbi Profesionalizmin dhe Interesat socio-politiko-ekonomiko Demokratike e Kombëtare….Fotot e mëposhtëme janë të bëra në Victoria, ku jeton edhe vajza e vogël e tezes së bashku me bashkëshortin e saj….Jemi këtu pesë familje të një lidhje shumë të afërt mes nesh: Familja Kalo Jr vetë i pestë, Familja Veizaj vajza e tezes vetë e tretë, im nip Familja Leka vetë i pestë, ime mbesë Familja Pashaj vetë i katërt, dhe Familja Qirjako ime vjehrre dhe im kunat vetë i katërt, si dhe shumë miq shqiptarë nga Shqipëria londineze, nga Kosova e viset e tjera Arbërore….Edhe pak muaj na ndajnë nga 18.07.2023, datë që do të shënojë edhe kthimin tim përfundimtar pas pensionimit në Shqipëri, këtu në Victoria, BC, Canada….Gjithsesi në çdo qelizë timen përjetësisht është gjurmëzuar Shqipëria dhe Shqiptarizma….Together forever!!!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëror Epiroti: 03/04/2023 07:39

    Një tjetër goditje kundër vendit "ku të ka rënë koka". Një shembull i qartë negativ kindër vendit. Ju doktor nuk e keni përdotur profesipnin e mjekut për të shëruar "vëllezërit" nga sëmundjet, pot keni parë dhe shikoni interesin tuaj material. E molët pacientin shqiptar sa ishit në punë, tani me të ardhurat e siguruara nga profesioni dhe xhvatja po larhoheni për një jetë më të mirë, por me paratë e këtushme. Disa ditë më parë një studente e mjekësisi, madje në vitin e patë nën zhrmbullin tuaj, deklaroi se me mbarimin e fakultetit do të iki jashtë. Sa mirë. Ky është atdhetarizëm.

    Përgjigju
    • Fiqri Sejmeni: 07/05/2023 14:02

      prof. Tani ska lidhje me xhepin, me parat e pacientit apo pallavra shqiptare te tilla. Turp nese shkruani per konformizem me pushtetin, ne mos qofshi ne ndonje rreze te ngrohte vegjetuese ku vilni parat e hallexhine…se jua ka dhene lali apo kali! Rralle mjeksia shqiptare ka nxjerre nje mjek te permasae si prof. Tani. Por fatkeqesisht qe shqiptaret ne 95% erdhen ne tirane nga fshati, prinderit kooperaiiste e vete deri 25 vjec duke fjetur me vicin. Turp te flasesh per mjekun me te mire te shqiperise, qe jeton akoma ne apartamentin e kohes komuniste, me gjuhen e ureejtjes tipike fshatare. Te gjithe ne qe e njohim prof Tanin, perkushtimin e tij ndaj dijes, “mbijeteses” se tij ne meskinitetin shqiptar, perulemi perpara ketij kollosi te mjeksise shqiptare. Te gjithe ne koleget e tij qe kemi patur nderin te jemi prane tij, respektojme perkushtimjn e tij ndaj mjeksise e pacientit pa asnje perfutim personal. Do te na mungosh ne kolegeve, gjithe popullsise inteligjente shqiptare, mjeksise shqiptare, sigurisht nuk do te lesh ndonje gjurme tek “parazitet e konfucit” te cilet edhe pse jane lare ne uje 20€/m3, u vjen akoma era bajge! Keshtu edhe Arberor_Epiroti ketu, ky bari qe ka shkruar kete pacavure sapo eshte kthyer nga “xhamija arabe e epirit” (pika epirotit).

  • Tj korca: 03/04/2023 03:59

    Si do te bejne ata ne albania pa ty more doctor.pa diskutim qeverisja duhet te fajesohet por edhe ju doktoret dhe infermieret me leket qe kerkoni se ndryshe ste zini me dore,sngeleni mbrapa.

    Përgjigju
  • Robert Anastasi: 02/04/2023 07:37

    E paske ndarë mendjen, doktor. Pension të mbarë! Dil sa më parë dhe nisu sa më parë! Poooo, deri sa të dalësh "ashtu si the" më bëj një vizitë të plotë që të mos vuaj më sa të kem me frymë. Sa do të caktosh vuzitën mua, se jam hollë nga xhepi?

    Përgjigju
  • Tahipi: 01/04/2023 16:13

    Lid pyetja pse sje larguar para pensionit. Respekt jo politik

    Përgjigju
  • Turi: 01/04/2023 13:58

    Shume pak doktora jane te ndershem kurse pjesa tjeter jane bastarde vetem te leku e kane mendjen dhe jo te sherojne njeri

    Përgjigju
  • Luli: 01/04/2023 13:27

    Respekte pafund doktor. Kemi plot te meta, po eshte vendi jone. Ashtu si nenen, e duam dhe do ta duam perhere.

    Përgjigju
    • Fiqiri Sejmeni: 08/05/2023 08:37

      Ky koment eshte per “Italia Simoter”. Do ishte mire te oyesje per kushtet. Nese je dakord me milionat e eurove qe shkojne ne xhepat e zyrtareve dhe pretemdon se ke bere mjekesi, ke te drejte. Nese ja var melcite ne wafe nje idioti si ish ministri shendetesise qe edhe pse ishte Autokllava e ndertuar ja dha privatit, perseri ke te drejte. Nese mendon qe parat e taksave te shqiptarit eshte mire qe shkojne neper xhepat e zyrtareve, perseri eshte me mire. Shqiptaret e vertete nuk duan tu vidhen parat, nuk duan qe borxhet e hajduteve tu faturohen brezave. Shqiptaret duan te paguajne sa ne Itali e te marin si ne Itali. Disa si ju “Italia Simoter”, iket nga fshati, shkuat ne Itali dhe harruat nga keni ardhur. Disave edhe sapuni LUX nuk jua heq dot eren e djerses… Mjaft duke luajtur rolin e DELES, mesoni te ngrini kryet ndaj cdo padrejtesie, mos krahasoni nje padrejtesi me nje tjeter padrejtesi tirane.

    • Italja si moter: 01/04/2023 13:59

      Zoti Kalo perse nuk vleresohet mjeku aty ne shqiperi ? Ne cfar kushtesh punoni tani ,besoj jane me te mira ,apo mos valle kerkoni kohen e saliut qe spitalet ishin si ahure dhe ju (jo per ju) mjeket mbushnin xhepat me parate e shqiptarve edhe per ta degjuar me stetoskop ? Me vjen keq qe po te them mbrapa diellit vafshi ,kush e do shqiperine dhe nuk shikon interesin e tij flasin si puna jote .eshte turp per ju te flisni me kete gjuhe .Qeveria shqiptare ju ka lene fushe veprimi dhe ju thote mos abuzoni ,kryeni detyren qe ju takon cfar bete ju ne kohen e saliut u ngritet te kerkonit si po i kerkoni tani ?jo ,pse ?se ngrohnit xhepat .Shqiptari nuk e haron nenen e tij ,ju jeni nga ata buke shkale qe vrisni dhe nenen tuaj .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?