Tirana

Një tjetër rrugë e kryeqytetit me semafor LED, ja si duket 'Dritan Hoxha' natën

20 Korrik 2019, 19:00| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 19:54

  • Share

Edhe rruga “Dritan Hoxha” në kryeqytet tashmë është pajisur me semafor LED pas investimit të Bashkisë së Tiranës për vendosjen e këtyre semaforëve si dhe konfigurimin e tyre.

Pas rregullimit të tabelave përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”, ekipi i mirëmbajtjes së rrugëve është kujdesur për vendosjen e semaforëve të rinj.

Sipas bashkisë, nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshentë, ndërsa tani po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pa lidhje: 21/07/2019 11:24

    Kot pa lidhje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?