Politikë

Rama ironi me Berishën pas lajmit në mediat e PD se mund të udhëtonte në SHBA: Mendova se i hoqën non-gratën, por qenka tjetër tallje! Këneta sheh ëndrra madhështore (VIDEO)

8 Maj, 11:33| Përditesimi: 8 Maj, 13:41

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ka ironizuar ditën e sotme (8 maj) në lidhje me një lajm të publikuar në media, referuar postimit të gazetarit amerikan Mark Caputo, se “Berisha mund të udhëtonte në SHBA”.

Me nënshkrimin “Një tjetër tallje!” dhe një video-postim me gafat dhe lëmshet e Berishës gjatë konferencave dhe fushatave, kryeministri shoqëron publikimin e tij të radhës në rrjetin social Facebook.

“Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…”.

"Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri".

Dhe në kuadër të këtij mesazhi të nënshkruar, kryesocialisti e shoqëron me video-postim, ku tall Berishën me gafat:

“Është më... në krye të kësaj... të... të... të... Njëqind e 60... e 4... 800...e 3 mijë! Sot unë takova naftëtarë...m’falni, takova ëëëë...8 mijë... 8 miliardë euro pensione... m’fal", mbyllet video-postimi me "bufin dhe majmunin gaztor".

Teksa në krah e shoqëron me emoji një maskë dhe buf.

Ky reagim vjen pak pasi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, debati mbi statusin “non grata” të Sali Berishës në SHBA është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë pas një postimi në Twitter nga gazetari amerikan Mark Caputo dhe lajmit në mediat e PD se Berisha mund të udhëtonte në SHBA. 

Caputo pretendon se ka komunikuar me një përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe se ka marrë një përgjigje që lë të kuptohet se, në disa raste, udhëtimi i Berishës në SHBA nuk përjashtohet plotësisht. Por, mjafton të konsultosh internetin për të zbuluar se SHBA-të kanë dhënë shpesh viza hyrjeje edhe për politikanë të tjerë të shpallur persona non grata, për të marrë pjesë, për shembull, në mbledhjet e Këshillit të Kombeve të Bashkuara apo në aktivitete të tjera që Departamenti i Shtetit i konsideron me interes kombëtar. Por këto leje nuk kanë asnjë lidhje me vendimin politik për të shpallur një politikan non grata.

A.Q/a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?