David Cameron

Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare, australiani do shkonte nga Valbona në Theth! Për herë të fundit u pa para 13 ditësh

26 Tetor, 17:49
  • Share

Një turist nga Australia është zhdukur në alpet shqiptare. David Cameron ka qenë duke eksploruar alpet nga zona e Valbonës drejt Thethit, por që prej datës 13 tetor rezulton i zhdukur. Njoftimi është bërë publik nga Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë në një postim në Facebook.

Cameron është nisur për të vizituar Thethin, ndërsa për herë të fundit është parë në zonën Lugu i Valit Valbonë.

“I riu në foto quhet David Cameron, shtetas Australian dhe ka humbur kontaktet që nga data 13 tetor 2024 rreth orës 8 te mëngjesit ku është nisur drejt Thethit, hera e fundit qe është parë është Lugu i Valit Valbonë, vendi ku ndahet shtegu për në majën e Jezercës dhe shtegun që të dërgon për në Theth, nga kjo pikë ka filluar i vetëm udhëtimin për ne Theth.

Plani i tij ka qenë për të vizituar Thethin dhe për tu kthyer përsëri ne Shkodër në hostelin ku qëndronte në të cilin gjenden rrobat dhe dokumentet e tij. Ju lutemi nëse dikush e ka pare apo ka patur kontakt me të të lajmëroj autoritetet përkatëse.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?